Bayern Munich dhe Harry Kane kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e bashkëpunimit deri në qershor të vitit 2029.
Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë edhe për disa sezone te gjiganti bavarez.
Sipas raportimit të Sky Sports UK, të cilit i referohet Tuttomercatoweb, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës së sulmuesit, e cila parashikohet të vazhdojë deri në qershor të vitit 2029.
Megjithatë, mbeten për t’u finalizuar procedurat dhe detajet e fundit të marrëveshjes.
Bayerni dëshiron ta mbajë në skuadër njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të projektit të trajnerit Vincent Kompany.
Kane, i lindur në vitin 1993, ka dëshmuar rëndësinë e tij me paraqitjet dhe kontributin në repartin ofensiv.
Tetë gola në nëntë ndeshje këtë sezon
Forma e sulmuesit anglez vazhdon të jetë mbresëlënëse. Në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon, Kane ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar katër asistime.
Me këto shifra, 33-vjeçari mbetet një prej pikave kryesore të Bayernit, i cili synon të vazhdojë të luftojë për trofetë në Gjermani dhe Evropë.
Rinovimi i pritshëm do t’i mundësonte klubit bavarez të siguronte shërbimet e sulmuesit anglez edhe për disa vite të tjera. /Zëri

