KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Baton Zabërgja vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, asiston në fitoren e Kharkivit

Baton Zabërgja vazhdon shkëlqimin në Ukrainë, asiston në fitoren e Kharkivit

Baton Zabërgja ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin ukrainas, duke regjistruar një asistim në fitoren e Kharkivit ndaj Epitsentrit.

Kharkivi triumfoi të shtunën në udhëtim me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë në elitën e futbollit ukrainas.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ishte protagonist në golin e parë të skuadrës së tij. Zabërgja asistoi në minutën e 48-të për Ramik Gadzhyevin, i cili shënoi për epërsinë 1-0.

25-vjeçari e kompletoi ndeshjen, ndërsa bashkëlojtari i tij, Ermir Rashica, u inkuadrua në lojë në minutën e 81-të. Në anën tjetër, te Epitsentri, Serjan Repaj luajti gjatë gjithë takimit.

Për Zabërgjën, ky ishte asistimi i dytë në kampionatin ukrainas këtë sezon. Sulmuesi nga Vushtrria ka realizuar edhe gjashtë gola në kampionat, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Përveç paraqitjeve në ligë, Zabërgja ka kontribuar edhe në Kupën e Ukrainës, ku ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar tri asistime./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.