Kazino, bastore dhe kredi të shpejta çdo 200 metra në Kërçovë. Me ligjin e ri kazinot dhe bastoret që kanë aparate elektronike për lojra fati duhet të largohen 500 metra larg shkollave.
Por në qytetin e Kërçovës disa të tilla janë vetëm 90 metra larg gjimnazeve të Kërçovës dhe shumë të tjera më pak se 500 metra larg gjimnazeve, madje kanë edhe reklama të mëdha që tërheqin vëmendjen e rinisë. E njëjta situatë është afër disa nga shkollat fillore. Edhe pas ndryshimit të ligjit në këtë qytet nuk la lëvizur asgjë nga vendi.
”Ndodhemi përballë Gjimnazit të Kërçovës “Drita” dhe “Mirko Milevski” nxënësit sapo dalin nga ky objekt ose nga këto objekte përballen me një pamje e cila është pikërisht prapa meje dhe vetëm 90 metra larg gjimnazeve, aty ndodhen zyra me kredi të shpejta dhe bastore, në katin përdhes ka bastore, ndërsa lart janë kredit e shpejta. Nxënësit sapo dalin nga ky objekt për të shkuar të marrin ushqim ose diçka tjetër në ballë kanë reklamat e këtyre objekteve edhe pse ligji është i qartë se bastoret duhet të largohen 500 metra larg nga objektet e shkollës në Kërçovë të njëjtat funksionojnë pa problem”, raporton Salije Sadiuku, gazetare e TV21.
Javë më parë këtë qytet e vizitoi ambasadori i BE- së Mihalis Rokas I cili tha situata me kazinot dhe bastoret është e njëjtë në gjithë vendin, andaj ai se qeveria mund ti shfrytëzoj fondet e BE-së të ndara për reforma në vend për gjetjen e një zgjidhje sa I përket kësaj situate.
“Unë mendoj se problemi që ju e ngritët është një problem që kërkon punë kolektive sepse nuk është problem që ndodh vetëm në Kërçovë, unë mendoj se fondet të cilat ja japim qeverisë dhe fondet që janë në shërbim përmes agjendës reformuese mund të përdoren për qëllim të gjetjes së një zgjidhje”, tha Mihalis Rokas – ambasador i BE- së në RMV.
Në Kërçovë sipas disa të dhënave jozyrtare figurojnë mbi 20 kazino dhe bastore me aparate elektronike por numri mund të jetë shumë më I lartë se kaq. Në këtë qytet çdo 200 metra mund të përballesh me një kazione ose bastore. /tv21