MPB Maqedoni njofton se dje (15.11.2026), në Negotinë, nëpunës policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria D.D. (45) nga fshati Dubrovë, rrethina e Negotinës dhe B.M. (26) nga Negotina.
Sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore e Kavadarit, janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe ambientet ndihmëse të tyre, me ç’ast në shtëpinë e D.D. është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa në shtëpinë e B.M. janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, një lëndë pluhurore e bardhë, para dhe letra mbështjellëse (rizlla).
“Ata janë shoqëruar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Burimi: telegrafi.com ↗

