MPB Maqedoni njofton se dje (06.05.2026) në orën 13:30 në Gostivar, oficerët e policisë nga Zyra e Jashtme për Çështje Penale e Gostivarit e privuan nga liria E.I. (37) nga Gostivari.
Siç thonë nga MPB, gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe lokalet e tij ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me marihuanë, një peshore dixhitale dhe 68.500 denarë.
“Pastaj, në orën 21:40, oficerët e policisë e privuan edhe D.M. (38) nga fshati Zdunje, Gostivar, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “prodhim dhe shpërndarje e paligjshme e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal. Të dy u ndaluan në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.