KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bashkëshorti i Selena Gomez: Hëngra vetëm pica për pesë ditë dhe humba më shumë se dy kilogramë

Bashkëshorti i Selena Gomez: Hëngra vetëm pica për pesë ditë dhe humba më shumë se dy kilogramë

Producenti i muzikës dhe bashkëshorti i Selena Gomez, Benny Blanco, bëri një eksperiment për të parë se çfarë do të ndodhte nëse do të hante vetëm pica për pesë ditë.

Ai e dokumentoi sfidën e tij në TikTok dhe në fund, pretendon se ka humbur disa kilogramë.

Blanco shpjegoi se donte të tregonte se si, sipas mendimit të tij, mund të humbësh peshë edhe nëse ha “fjalë për fjalë çdo gjë”.

Foto: Instagram

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ai nuk është mjek apo nutricionist dhe se eksperimenti i tij nuk është këshillë mjekësore, por thjesht një përvojë personale që e ndau me ndjekësit.

Në fillim të sfidës, peshorja tregonte 70 kilogramë. Për pesë ditët në vijim, ai hëngri një picë të madhe me djathë çdo ditë.

Madje ndoqi rregullat e sfidës edhe gjatë një takimi me gruan e tij, Selena Gomez.

Ndërsa ajo po darkonte në Sunset Tower Hotel, Blanco hëngri një fetë pice që ai kishte sjellë me vete, siç shihet në video.

Ai pretendon se ka humbur më shumë se dy kilogramë.

Në fund të sfidës, Blanco tha se ndihej “mirë” dhe kishte “më shumë energji”.

Megjithatë, arsyeja për humbjen e tij në peshë ndoshta nuk ishte vetë pica.

Përdoruesit e TikTok nxituan të nxirrnin në pah atë që ishte mjaft e qartë – nëse dikush hante vetëm një picë gjithë ditën, mund të konsumonte më pak kalori se zakonisht. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.