KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dikë është një tmerr, me mua është shumë korrekt

Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dikë është një tmerr, me mua është shumë korrekt

Filloreta Raçi – Fifi ka reaguar në rrjete sociale marrë parasysh bashkëpunimin që ka me kompaninë muzikore “Onima” prej shtatë vitesh.

Në një postim në rrjete sociale, ajo thekson se është pjesë e kompanisë që nga viti 2019 dhe se pronari Erkand Shabani ka qenë korrekt me të deri më tani.

Kjo vjen pas rastit me Gjestin, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, pas dyshimeve se ka kërcënuar pronarin e kësaj kompanie.

Foto: Instagram

Fifi thekson se kënaqësitë e paqartësitë janë individuale, por që ajo nuk ka hasur në ndonjë problem.

Postimi i plotë i Fifit (pa ndërhyrje):

“Për krejt juve që po më shkruani mesazhe në Instagram.

Unë jam artiste e cila kam një marrëveshje me Onima dhe këngët më distribuon Onima.

Pakënaqësitë, kënaqësitë, qartësitë dhe paqartësitë janë individuale dhe relative.

Nëse për dikë Erkand Shabani është një tmerr, me mua si artiste është shumë korrekt.

Para se me nënshkru kontratën e kam lexuar me avokat dhe jam shumë e qartë për nenet dhe ligjet që duhet të respektohen.

Kush do të më largoj nga ndjekësit, jeni të lirë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.