KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Bashkëpunimi Ukrainë-Finlandë, Zelensky: Marrëveshja për dronët po jep rezultate

Bashkëpunimi Ukrainë-Finlandë, Zelensky: Marrëveshja për dronët po jep rezultate

Presidenti ukrianas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se marrëveshja për dronët ndërmjet shtetit të tij dhe Filandës po jep rezultate.

Por, ai ka kërkuar që marrëveshja të zhvillohet edhe më tutje me hapa kontretë për të rritur numrin e dronëve të prodhuar në Ukrainë.

Këto komante, Zelensky i ka bërë gjatë seancës plenare të Forumit të Biznesit Ukrainë-Finlandë.

“Është nënshkruar një marrëveshje për dronët mes vendeve tona, e cila po jep rezultate. Le ta zhvillojmë atë përmes hapave konkretë, në mënyrë që të prodhojmë më shumë dronë, të cilët janë të nevojshëm si për Ukrainën, ashtu edhe për Finlandën. Kapaciteti ynë për të prodhuar dronë këtu në Ukrainë e tejkalon disa herë vëllimin e financimit që kemi aktualisht. Le ta shfrytëzojmë këtë potencial për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët.”, ka thënë Zelensky.

Ai ka thënë se pavarësisht vështirësive aktuale, puna duhet të vazhdojë në projekte të përbashkëta ekonomike. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.