KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bashkëpunim artistik Kosovë-Shqipëri

Bashkëpunim artistik Kosovë-Shqipëri

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar artistët e Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë për bashkëpunimin në shfaqjen “Neighbours – From Motherland”, të prezantuar në Tiranë.

“Kosova dhe Shqipëria edhe një herë bashkë në skenë”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka thënë se përmes trupit, lëvizjes dhe gjuhës së përbashkët të artit, artistët sollën në skenë një vepër që i afron edhe më shumë.

“Urime artistëve për punën e bërë dhe për këtë bashkëpunim të bukur”, ka shkruar ajo.

Bogujevci ka bërë të ditur se shfaqja do të prezantohet më 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë.

“E mirëpresim këtë shfaqje më 7 tetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë”, ka shkruar Bogujevci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.