KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Basha: Rruga Gorancë–Krivenik drejt përfundimit

Basha: Rruga Gorancë–Krivenik drejt përfundimit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i fazës së dytë të rrugës Gorancë–Krivenik në Han të Elezit.

Basha ka bërë të ditur se pas vizitës së fundit, kur rruga ishte ende me zhavorr, tashmë po vazhdon asfaltimi i segmentit të dytë të projektit.

Faza e parë e projektit përfshin 1.8 kilometra rrugë, me vlerë rreth 400 mijë euro, ndërsa faza e dytë, e cila është duke u asfaltuar, ka gjatësi prej 2.6 kilometrash dhe vlerë prej 694 mijë eurosh.

Në total, sipas Bashës, investimi për këtë projekt nga Qeveria e Kosovës kap vlerën e mbi 1 milion eurove.

Sipas tij, rruga do të lidhë më mirë banorët e Gorancës me Krivenikun dhe zonat përreth, duke përmirësuar qarkullimin dhe sigurinë, si dhe duke ndikuar në zhvillimin e kësaj zone.

“Vazhdojmë me punë konkrete në terren dhe me investime në infrastrukturë që ua lehtësojnë jetën qytetarëve”, ka shkruar Basha. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.