KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Baseli njofton lëndimin e Xherdan Shaqirit dhe sa kohë do të mungojë

Baseli njofton lëndimin e Xherdan Shaqirit dhe sa kohë do të mungojë

Klubi zviceran, Baseli ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e premte) se ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka pësuar një dëmtim në stërvitje dhe do të mungojë së paku një ndeshje.

Shaqiri do të mungojë në ndeshjen e FC Basel kundër Sion të dielën (ora 14:00).

Sipas faqes zyrtare të klubit, “xhuxhi magjik” pësoi një “dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë” gjatë stërvitjes më 21 prill.

Në njoftimin e tyre, Basel shpjegoi se ai mund të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.

“Kapiteni i FC Basel, Xherdan Shaqiri, pësoi një dëmtim të vogël strukturor muskulor në kofshën e djathtë gjatë stërvitjes të martën, më 21 prill 2026”.

“Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme në shtëpi kundër FC Sion dhe koha e tij e rikuperimit mund të jetë disa javë. Të urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, Shaq!”, thuhet në njoftim.

Golashënuesi më i mirë i Baselit ka humbur vetëm dy ndeshje deri më tani këtë sezon: ndeshjen në shtëpi kundër Thun për shkak të një pezullimi shkaku i kartonëve dhe një ndeshje jashtë fushe në St. Gallen për shkak të problemeve muskulore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.