KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Barna, telefona e bizhuteri pa dokumente në një kombi në Fushë Kosovë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Barna, telefona e bizhuteri pa dokumente në një kombi në Fushë Kosovë, dy të dyshuar përfundojnë në mbajtje

Një kontroll i Policisë Kufitare në Fushë Kosovë ka zbuluar një sasi të konsiderueshme mallrash për të cilat dyshohet se janë sjellë nga Maqedonia e Veriut pa dokumentacion që dëshmon importin e ligjshëm.

Rasti është regjistruar më 17 tetor, rreth orës 22:40, kur njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare kanë ndaluar për kontroll një automjet transportues me targa vendore, ku ndodheshin dy persona, shkruan lajmi.net.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në automjet janë gjetur barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje, pajisje teknologjike, kompjuterë, llaptopë dhe telefona celularë.

Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut, por nuk kanë paraqitur dokumente që dëshmojnë importin e tyre të ligjshëm.

Përveç mallrave, si provë materiale është sekuestruar edhe automjeti transportues.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore, kontrabandim me mallra dhe shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose akcizore. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.