KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona praktikisht arrin marrëveshje për transferimin e parë të verës

Barcelona praktikisht arrin marrëveshje për transferimin e parë të verës

Barcelona ka arritur praktikisht marrëveshje për kushtet personale me yllin e Interit Alessandro Bastonin, kështu së paku raporton “Diario Sport”.

Qendërmbrojtësi italian është objektivi kryesor i katalanasve për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, sidomos pas largimit të Inigo Martinez.

Raportimet tregojnë se një kontratë pesëvjeçare, deri në vitin 2031, është shumë pranë finalizimit mes lojtarit dhe klubit.

Drejtori sportiv Deco ka qenë prej kohësh admirues i Bastonit dhe ka shtyrë fort për transferimin e tij.

Megjithatë, pengesa kryesore mbeten negociatat me Interin, i cili pritet të kërkojë rreth 70 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Barcelona po shqyrton opsione për ta ulur këtë shumë, duke përfshirë edhe lojtarë të rinj në marrëveshje.

Me dëshirën e Bastonit për t’u transferuar, tani gjithçka varet nga arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes dy klubeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.