KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona merr ofertë prej 80 milionë eurove për Raphinhan

Barcelona merr ofertë prej 80 milionë eurove për Raphinhan

Interesimi nga Liga Saudite për Raphinhan është rikthyer sërish, pavarësisht rinovimit të kontratës së brazilianit me Barcelonën dhe deklaratave të tij publike për të ardhmen në “Camp Nou”.

Sipas raportimeve, Al-Hilal dhe Al-Nassr po përgatisin një ofensivë të re për anësorin brazilian, me një ofertë që mund t’i sjellë Barcelonës rreth 80 milionë euro.

Përveç shumës së konsiderueshme për klubin katalunas, sauditet janë të gatshëm t’i ofrojnë Raphinhas një kontratë shumë më të lartë sesa ajo që ai përfiton aktualisht në Spanjë.

Edhe pse lojtari aktualisht është i fokusuar te Kupa e Botës dhe ndihet i lumtur te Barcelona, situata po analizohet sërish nga drejtuesit e klubit, të cilët duhet të balancojnë aspektin sportiv me atë financiar.

Trajneri Hansi Flick e konsideron Raphinhan një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës dhe një armë kyçe në sistemin e tij taktik. Braziliani shihet gjithashtu si një nga liderët e ekipit, gjë që e bën çdo largim të mundshëm një humbje të madhe nga pikëpamja sportive.

Megjithatë, Barcelona vazhdon të kërkojë një sulmues të ri dhe një shitje e madhe mund t’i japë klubit mundësi më të mëdha në tregun e transferimeve.

Një shumë prej 80 deri në 90 milionë euro do të ndihmonte ndjeshëm financimin e objektivave kryesorë të klubit, me Julian Alvarez që mbetet prioriteti kryesor i drejtuesve katalunas. Në listë gjenden edhe alternativa të tjera, përfshirë Joao Pedron.

Raphinha kishte menduar më parë një transferim në Arabinë Saudite, por ardhja e Hansi Flick në stolin e Barcelonës e bindi të qëndronte. Megjithatë, strategjia aktuale e merkatos së klubit mund ta rikthejë sërish në diskutim të ardhmen e tij gjatë kësaj vere./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.