Barcelona ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës, duke përforcuar veçanërisht repartin ofensiv.
Katalanasit kanë afruar emra si Karim Adeyemi, Anthony Gordon, Gabriel Jesus dhe Jesse Bisiwu, ndërsa transferimi i Rodrit nga Manchester City ishte padyshim lëvizja më e bujshme e klubit gjatë kësaj vere.
Në anën tjetër, Barcelona ka shitur Ferran Torres te Paris Saint-Germain, ndërsa Robert Lewandowski është larguar si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij.
Kjo është skuadra e plotë e Barcelonës për sezonin 2026/27:
Portierë: Joan Garcia, Wojciech Szczesny, Dominik Livakovic.
Mbrojtës: Pau Cubarsi, Gerard Martin, Andreas Christensen, Alejandro Balde, Joao Cancelo, Xavi Espart, Eric Garcia, Jules Kounde.
Mesfushorë: Pedri, Gavi, Frenkie de Jong, Rodri, Fermin Lopez, Brian Farinas, Marc Bernal, Dani Olmo.
Sulmues: Raphinha, Lamine Yamal, Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Gabriel Jesus, Hamza Abdelkarim, Roony Bardghji.
Barcelona hyn në sezonin e ri me një skuadër të kombinuar mes eksperiencës dhe talenteve të rinj, ndërsa ardhja e Rodrit pritet t’i japë ekipit më shumë kontroll dhe stabilitet në mesfushë. /Telegrafi/
