Barcelona po i shqyrton disa mundësi për ta përforcuar skuadrën në afatin kalimtar të janarit.
Prioriteti i Hansi Flickut mbetet afrimi i një qendërmbrojtësi, pasi dëmtimet e shumta kanë zvogëluar ndjeshëm alternativat në repartin defensiv.
Në listën e emrave që po monitorohen janë Alessandro Bastoni, Lisandro Martinez dhe Natan, ndërsa për të ardhmen afatgjatë klubi po përcjell edhe Finn Jeltsch dhe Castello Lukeba.
Bastoni është një objektiv i vështirë për shkak të kostos së lartë, ndërsa dy emrat e fundit shihen si investime për të ardhmen.
Një prej faktorëve që do të ndikojë në vendimin përfundimtar është gjendja fizike e Andreas Christensenit.
Barcelona po e përcjell me kujdes rikthimin e danezit, ndërsa mundësia e shitjes së ndonjë lojtari që nuk ka shumë minuta mund t'i krijojë klubit hapësirë financiare për një transferim.
Flick dhe Deco nuk dëshirojnë të bëjnë një transferim vetëm për të plotësuar numrin e lojtarëve.
Synimi është të afrohet një futbollist që mund të japë kontribut të menjëhershëm dhe të rrisë cilësinë e skuadrës. /Zëri

