KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona gati të sakrifikojë Ferran Torresin për të kursyer 8 milionë euro

Barcelona gati të sakrifikojë Ferran Torresin për të kursyer 8 milionë euro

Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për Ferran Torresin gjatë kësaj vere, pasi rinovimi i kontratës së sulmuesit do ta detyronte klubin katalanas t’i paguante Manchester Cityt një shumë shtesë prej rreth tetë milionë eurosh.

Sipas raportimit të The Athletic, Torres po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2027, ndërsa deri më tani palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Shkak është një klauzolë e përfshirë në transferimin e tij nga Manchester City në fund të vitit 2021, sipas së cilës Barcelona duhet të paguajë edhe 7-8 milionë euro shtesë nëse reprezentuesi spanjoll firmos kontratë të re.

Nëse kjo ndodh, kostoja totale e transferimit të Torresit do të arrinte në rreth 73 milionë euro.

Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë seriozisht shitjen e 26-vjeçarit gjatë këtij afati kalimtar, në vend që të angazhohen në rinovimin e kontratës së tij.

Torres iu bashkua Barcelonës nga Manchester City në dhjetor të vitit 2021 dhe ka qenë një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv të skuadrës.

Ndërkohë, kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, raportohet se është një nga klubet e interesuara për transferimin e sulmuesit spanjoll gjatë kësaj vere./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.