Humbja ndaj Paris Saint-Germain ka rikthyer kritikat ndaj Barcelonës, me planifikimin sportiv të Deco-s në qendër të vëmendjes.
Sipas Fichajes, ndeshja nxori në pah dobësitë e mbrojtjes së skuadrës së Hansi Flick-ut, veçanërisht në presionin ndaj kundërshtarit dhe ndalimin e kundërsulmeve.
Për këtë arsye, Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv në afatin kalimtar të janarit 2027. Megjithatë, ende nuk ka negociata konkrete për transferimin e ndonjë mbrojtësi.
Burimi: klankosova.tv ↗

