Fitorja 6-1 ndaj Alavesit ishte përgjigjja më e mirë e Barcelonës pas humbjeve nga PSG-ja dhe Real Madridi. Në qendër të suksesit ishin Lamine Yamal dhe Raphinha, të cilët shkëlqyen me nga dy gola.
Të dy futbollistët kanë krijuar një dyshe jashtëzakonisht produktive për skuadrën e Hansi Flickut. Në 14 ndeshje të zhvilluara, ata kanë realizuar së bashku 29 gola dhe kanë dhënë 14 asistime.
Raphinha ka shënuar 17 gola dhe ka regjistruar tri asistime në 12 ndeshje, me një mesatare mbresëlënëse prej një goli çdo 50 minuta.
Ndërkohë, Yamal ka kontribuar me 12 gola dhe 11 asistime, duke qenë një tjetër element vendimtar në repartin ofensiv të katalunasve.
Sipas Mundo Deportivos, rikthimi i këtij efikasiteti në sulm është shumë i rëndësishëm për Barcelonën, e cila synon të vazhdojë me ritmin e rezultateve pozitive. /Zëri

