Sipas The Daily Mail, Barcelona e ka identifikuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, si një nga objektivat kryesorë për verën.
Qendërmbrojtësi ekuadorian u transferua nga Bayer Leverkusen te “Emirates Stadium” në huazim verën e kaluar dhe la përshtypje shumë të mira në sezonin 2025/26, duke zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat.
Ai pati rol të rëndësishëm në fitimin e titullit të Ligës Premier dhe në arritjen e finales së Ligës së Kampionëve.
Të impresionuar nga ndikimi i tij, “Topçinjtë” janë të interesuar të aktivizojnë klauzolën e blerjes së Hincapié, e cila raportohet të jetë 45 milionë funte.
Pas tërheqjes nga ndjekja e mbrojtësit të Interit, Alessandro Bastoni, Barça e ka kthyer vëmendjen drejt Hincapie.
Megjihatë, mbetet të shihet se çfarë planesh ka skuadra e Mikel Artetës me 24-vjeçarin për sezonin e ardhshëm./Telegrafi/
