KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona afër t’ia “rrëmbejë” Man Unitedin talentin më të madh që prej Cristiano Ronaldos

Barcelona afër t’ia “rrëmbejë” Man Unitedin talentin më të madh që prej Cristiano Ronaldos

Barcelona ka bërë një ofertë veçanërisht të fortë për të nënshkruar me talentin e akademisë së Manchester United, JJ Gabriel, raporton Manchester Evening News.

15-vjeçari ka tronditur klubin anglez duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të regjistrimit të tij dhe largimin nga Manchester United.

Klubi anglez ende nuk ka hequr dorë nga shpresat për ta bindur talentin të qëndrojë dhe insiston se nuk mund ta çregjistrojë atë para përfundimit të sezonit.

Megjithatë, Gabriel refuzoi të stërvitej të martën, duke bërë që Manchester United të anulojë planin për t’i dhënë atij debutimin me ekipin e parë të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Brightonit.

Falë pasaportës irlandeze, 15-vjeçari do të kishte të drejtë të transferohej te një klub evropian nëse arrin ta ndërpresë përfundimisht lidhjen me Manchester United. Për të ka interesim nga disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, por Barcelona duket se është veçanërisht e interesuar për shërbimet e tij.

Gabriel shkëlqeu sezonin e kaluar, duke shënuar 26 gola në 29 ndeshje me ekipin U18 të Manchester United në Premier League U18 dhe FA Youth Cup.

Edhe këtë sezon, talenti i madh ka vazhduar të impresionojë, pasi tashmë ka realizuar tri gola me ekipin U21./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.