Një banor ka ngritur shqetësim për gjendjen e nënkalimit pranë Termokosit në Prishtinë, ku sipas tij, prej rreth dy muajsh hapësira nuk është mirëmbajtur siç duhet.
Shqetësimi i banorit është publikuar në rrjetin social Facebook, në faqen “Vrojtuesit e Lagjes Prishtinë”.
Sipas banorit, në këtë nënkalim kalojnë çdo ditë edhe nxënës të shkollës, ndërsa ai pretendon se gjendja e hapësirës shoqërohet me erë të rëndë dhe mbeturina.
“Erë e tmerrshme për çdo ditë, asnjë shportë e mbeturinave, askush nuk merret me pastrimin e saj, edhe pse çdo qytetar paguan taksa”, ka shkruar banori.
Banori ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e nënkalimit, duke theksuar se kjo hapësirë përdoret çdo ditë nga qytetarët dhe nxënësit.
Postimi është bërë publik përmes “Vrojtuesit e Lagjes Prishtinë”, ndërsa për gjendjen e raportuar në këtë nënkalim nuk është dhënë ndonjë qëndrim nga institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/