Vrojtuesit e Lagjes në Fushë Kosovë kanë njoftuar për parkimin e automjeteve në hapësirën rekreative për fëmijë, që ndodhet te Britania Home, duke kërkuar ndërhyrjen për parandalimin e kësaj dukurie.
“Hapësira e re rekreative për fëmijë, e vendosur te Britania Home, po shfrytëzohet nga qytetarët për parkimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e publikuar.
Sipas Vrojtuesve të Lagjes, kjo dukuri pengon shfrytëzimin e hapësirës sipas destinimit të saj dhe rrezikon sigurinë e fëmijëve.
“Nevojitet ndërhyrje për parandalimin e parkimit të automjeteve, në mënyrë që hapësira të mbetet e sigurt dhe e lirë për lojë dhe rekreacion”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

