KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Banorët e Bregut të Diellit reagojnë për rënien e tullave: Punimet po i paguajmë vetë, jo Komuna

Banorët e Bregut të Diellit reagojnë për rënien e tullave: Punimet po i paguajmë vetë, jo Komuna

Banorët e kompleksit banesor “Ontex 1” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë kanë reaguar pas raportimit të publikuar nga IndeksOnline lidhur me rënien e tullave nga objekti.

Në reagimin e tyre, banorët kanë kërkuar korrigjimin e raportimit, duke thënë se në të janë paraqitur, sipas tyre, disa pasaktësi lidhur me ndërhyrjet që po bëhen në objekt.

Ata kanë sqaruar se punimet nuk po kryhen nga Komuna e Prishtinës, por nga kompania “Union Enterier”, të cilën, sipas tyre, e kanë angazhuar vetë pronarët e banesave.

“Punimet po kryhen nga kompania ‘Union Enterier’ (Naim Gjonbalaja), të cilën e kemi angazhuar ne, pronarët e banesave, dhe të cilën po e paguajmë tërësisht me mjetet tona prej 27 mijë eurosh”, thuhet në reagim.

Në reagimin e tyre, banorët thonë se tullat e mbetura janë larguar në mënyrë të planifikuar dhe të kontrolluar, bazuar në një raport ekspertize të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, me qëllim të eliminimit të rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

Në reagim pretendohet gjithashtu se raporti i ekspertizës e lidh dëmtimin e fasadës me punime të dobëta të kompanisë “Ontex Construction”.

Banorët thonë se për këtë situatë i janë drejtuar në mënyrë të përsëritur kompanisë ndërtuese, por se, sipas tyre, nuk kanë marrë përgjigje.

“Ne, banorët, e kemi mbajtur vetë barrën e kësaj situate që nga dita e parë. I jemi drejtuar në mënyrë të përsëritur kompanisë ndërtuese Ontex Construction, e cila deri më sot nuk na është përgjigjur asnjëherë”, thuhet në reagim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.