KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

Baloku kërkon llogari nga Muhaxheri për rastin e Arlinda Zekajt: Është dashur të japë dorëheqje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka kërkuar llogari nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kritikuar heshtjen e tij për përfshirjen e Qendrës për Punë Sociale në çështjen e kujdestarisë së djalit të viktimës.

Në seancën e Kuvendit, Baloku ka ngritur pikëpyetje nëse Qendra për Punë Sociale e kishte evidentuar dhunën e raportuar nga Arlinda Zekaj, nëse kishte caktuar një person përgjegjës për rastin dhe çfarë përkujdesjeje u kishte ofruar nënës dhe fëmijës.

“Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e kam vetëm një pyetje, pse ende heshtni? Qendra për Punë Sociale u përfshi në çështjen e kujdestarisë së djalit. Ju duhet të jepni llogari nëse qendra regjistroi dhunën që raportoi Arlinda, nëse caktoi një përgjegjës për rastin dhe çfarë përkujdesje e u ofroi nënës e fëmijës”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se Komuna ka përgjegjësi t’u sigurojë shërbime grave dhe fëmijëve që përjetojnë dhunë.

Baloku ka deklaruar gjithashtu se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, është dashur të japë dorëheqje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.