Ballkani dhe Drita kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e sotme, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja zhvillohet në Suharekë, me fillim nga ora 14:00, ku të dyja skuadrat synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.
Ballkani aktualisht renditet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Drita zë pozitën e pestë me 11 pikë.
Përballja pritet të sjellë rivalitet të madh, duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve për të dyja skuadrat në garën për pozitat e kreut të tabelës.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Selami, Vokrri, Jashanica, Batarelo, Halili, Dosso, Domgjoni, Diene, Klinaku, Berisha, Serebe.
Drita: Maloku, Krasniqi, Bytyqi, Salihu, Pëllumbi, Sheji, Dabiqaj, Limaj, Nguena, Jashari, Manaj.
Burimi: lajmi.net ↗

