KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ballkani “bën bujë” me Mislav Karoglanin – katër ndeshje, katër fitore

Ballkani “bën bujë” me Mislav Karoglanin – katër ndeshje, katër fitore

Ballkani e ka nisur me hov epokën e re nën drejtimin e trajnerit kroat Mislav Karoglan, duke dhënë sinjale të qarta se ambiciet e klubit janë të mëdha.

Në vetëm katër ndeshje zyrtare në krye të skuadrës, Karoglan ka regjistruar katër fitore radhazi, duke e mbyllur fazën vjeshtore si kampion vjeshtor, kur ka mbetur edhe një ndeshje.

Debutimi i tij në bankinën e Ballkanit ishte më shumë se premtues. Drita – Ballkani (2-3), një fitore e rëndësishme si mysafir, që shënoi fillimin perfekt të aventurës së tij në futbollin kosovar.

Më pas, skuadra e tij vazhdoi me ritëm të njëjtë edhe në Kupën e Kosovës, ku Ballkani mposhti Rilindjen 1-0, duke siguruar kalimin tutje dhe një përballje të fortë me Prishtinën në raundin e ardhshëm.

Në kampionat, Ballkani tregoi forcë dhe autoritet. Fillimisht një fitore e thellë 6-1 ndaj Prishtinës së Re, për të konfirmuar më pas formën e shkëlqyer me një tjetër sukses bindës, 3-1 ndaj Prishtinës.

Rezultatet e shpejta dhe loja e organizuar kanë dëshmuar qartë ndikimin e trajnerit kroat, i cili po e vendos menjëherë vulën e tij te kampioni i Kosovës.

Ekip luan shumë lirshëm, krijon shumë, ndërsa ka siguri edhe në prapavijë, gjë që e tregoi sot edhe ndaj Prishtinës.

Karriera e Mislav Karoglanit përfshin përvoja të rëndësishme në futbollin rajonal dhe ndërkombëtar, pasi ka udhëhequr ekipe si Hajduk Split, Istra 1961 dhe Sheriff Tiraspoli.

Me nisjen perfekte dhe mentalitetin fitues që ka sjellë, Karoglan po konfirmohet si një goditje e qëlluar e Ballkanit, ndërsa pritjet për vazhdimësinë e sezonit janë më të mëdha se kurrë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.