Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me organizatat Action for Health Kosovo dhe Sport und Kulturverein – KA, sonte nga ora 18:30, do të prezantojë shfaqjen “HOPE”, me koreografi nga Sead Vuniqi, në hapësirën kulturore Brunnenpassage në Vjenë.
Ky prezantim realizohet në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke e shndërruar artin e vallëzimit në një formë të rëndësishme të përcjelljes së mesazheve për shëndetin, shpresën dhe solidaritetin njerëzor.
Përmes shfaqjes “HOPE”, synohet të mbështetet kjo kauzë, të luftohet stigmatizimi që e shoqëron sëmundjen dhe të nxitet solidariteti me personat që përballen me kancerin e gjirit. Përmes gjuhës universale të lëvizjes dhe artit skenik, ky prezantim synon të përcjellë një mesazh ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje, duke theksuar rëndësinë e empatisë dhe të qëndrimit pranë atyre që përballen me sfida shëndetësore./KlanKosova.tv

