KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Balaj: Kurti në rehati politike nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij (VIDEO)

Balaj: Kurti në rehati politike nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij (VIDEO)

Opinionisti Labinot Balaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti ndodhet në një rehati politike, nga mungesa e sfidimit të qeverisjes së tij.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se partitë opozitare ende nuk kanë arritur që ta artikulojnë një alternativë qeverisëse, gjë që sipas tij, Qeveria ndihet komode nga mungesa e rrëzimit të saj.

“Kjo rehati politike e Kurtit, nuk vjen ekskluzivisht të aktivitetit qeverisës ose prej performancës që ka pasur VV-ja. Megjithatë, kjo rahati e saj vjen nga një faktori të jashtëm që është opozita, nga mungesa e saj për të ofruar një alternativë qeverisëse. Qeveria nuk ka numra solid, por unë mendoj se prapë e ka komoditetin që të mos frikësohet për rrëzimin e saj.”, ka thënë ai.

Balaj ka shtuar se edhe në disa vite, Qeveria mund të ndihet komode nga rreziku i rrëzimit dhe se sipas tij, ndikim për këtë mund të ketë edhe imponimi i një nevoje emergjente për strategjinë mbrojtëse në shkallën e dytë në Hagë për ish-krerët e UÇK-së. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.