KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami: Kosova nën sanksione humbi milionat e BE-së, Kurti t’u kërkojë falje qytetarëve

Bajrami: Kosova nën sanksione humbi milionat e BE-së, Kurti t’u kërkojë falje qytetarëve

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, gjatë fjalimit të saj në seancën plenare të Kuvendit ka pasur një varg kritikash, duke adresuar humbjen e së paku 40 milionëve nga fondet e BE-së prej anës së ekzekutivit.

Bajrami kujtoi se Kosova ishte nën sanksione për 960 ditë.

"Kjo nënkupton se kemi të bëjmë edhe me miliona të tjera të humbura", tha Bajrami.

Paraprakisht, Bajrami përmendi edhe Autostradën e Gjilanit e cila tha se sipas saj tash e 3 vite nuk ka përfunduar.

Ajo tha se Albin Kurti dhe deputetët e VV-së, duhet t'u kërkojnë falje qytetarëve për ngecjen e projekteve.

Deputetja e LDK-së foli edhe për projekte që kanë ngecur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.