KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Bajonet ushtarake, kuti me barot, granata dore, 2056 copë fishekë”- gjenden armë e municion në dy lokacione në veri

“Bajonet ushtarake, kuti me barot, granata dore, 2056 copë fishekë”- gjenden armë e municion në dy lokacione në veri

Policia e Kosovës në veri në dy lokacione të ndryshme gjen armë, municion si dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas një postimi në rrjetin social të Facebook bëhet e ditur se si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, sot me datën 13.10.2026 është realizuar edhe një operacion i suksesshëm policor në veri të vendit.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë komunikimit të rregullt me qytetarët, zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë veri kanë pranuar informacione se në dy lokacione ne komunën e Zubin Potokut, mund të ketë armë dhe mjete të tjera ilegale.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të shpejta dhe profesionale, duke kryer kontroll në lokacionet e dyshuar. Gjatë kontrollit ne rastet si ne vijim janë gjetur dhe sekuestruar: Në fshatin Paruce , Zubin Potok, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuar (shtallë për ushqimin e bagëtive), ku kanë gjetur dhe konfiskuar: 141 fishek të armës se gjatë, 21 fishekë të armës së gjatë me krëhër, 2 fishek të pushkës së gjuetisë, 4 granata dore, një tyt e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 pajisje për mbushjen e fishekëve, 4 kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve te gjuetisë, kapsolla dhe tampon për fishek, 1 gaz maskë ushtarake, një Bajonet ushtarake”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë në fshatin Ranqiq , Zubin Potok njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar: “1 armë e shkurt (pistolet), 4 granata dore, 2056 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm”.

Ndërkaq siç thuhet në njoftim lidhur me këto raste, deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar.

“Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit te Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ “. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.