KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Babai i Neymarit aranzhon takim me klubin, ylli brazilian do të bëjë transferim sensacional

Babai i Neymarit aranzhon takim me klubin, ylli brazilian do të bëjë transferim sensacional

Neymar Jr. mund të bëhet një nga transferimet më të bujshme në historinë e MLS, me FC Cincinnati që po intensifikon përpjekjet për të siguruar shërbimet e tij pas Kupës së Botës 2026.

Sipas raportimeve të ESPN, babai dhe përfaqësuesi i Neymar pritet të zhvillojë një takim ballë për ballë me drejtuesit e klubit amerikan në ditët në vijim.

Në diskutime do të jenë presidenti i klubit Jeff Berding, drejtori sportiv Chris Albright, si dhe një ekip i specializuar për të drejtat e imazhit.

telegrafi.com

Objektivi i Cincinnati është ta bindë yllin brazilian që t’i bashkohet projektit të tyre pas përfundimit të Botërorit.

Megjithatë, Neymar mbetet aktualisht nën kontratë me Santos FC deri në muajin dhjetor, çka mund të shtyjë çdo lëvizje të mundshme.

Takimi pritet të fokusohet edhe te aspektet financiare, përfshirë pagën dhe bonuset, ndërsa vetë Neymar mbetet i përqendruar te angazhimet e tij me klubin, përfshirë përballjen ndaj Atletico Mineiro. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.