KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Babai i Lamine Yamalit zbulon të vërtetën për emrin e djalit: “Yamal nuk është mbiemër”

Babai i Lamine Yamalit zbulon të vërtetën për emrin e djalit: “Yamal nuk është mbiemër”

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, ka sqaruar një keqkuptim të zakonshëm lidhur me emrin e futbollistit të ri.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, në kohën kur Barcelona po luante kundër Alavésit, Nasraoui vendosi të tregojë se si quhet në të vërtetë djali i tij.

“Dua t’ju tregoj diçka, që ta dinë të gjithë: Lamine Yamal është emër i përbërë. Yamal nuk është mbiemër, zotërinj”, deklaroi ai.

Më pas, babai i futbollistit sqaroi se mbiemrat e djalit janë Nasraoui dhe Ebana.

“Mbiemrat e tij janë Nasraoui Ebana. Që ta dini dhe të mos ngatërroni”, shtoi Mounir.

Pra, emri i plotë i yllit të Barcelonës është Lamine Yamal Nasraoui Ebana. Lamine dhe Yamal janë dy emrat e tij, ndërsa Nasraoui është mbiemri i babait dhe Ebana i nënës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.