Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë vazhduar punimet e asfaltimit në Lotin 4 të aksit rrugor Dollc–Zahaq (N9).
Përmes një postimi, Basha ka bërë të ditur se pak më shumë se tri javë më parë në këtë lot ishte asfaltuar një pjesë e segmentit, ndërsa aktualisht po vazhdon asfaltimi edhe në pjesën e mbetur.
Ai ka theksuar se punimet po zhvillohen çdo ditë, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po angazhohet për të ndihmuar kontraktorët në tejkalimin e pengesave, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të projektit.
Sipas Bashës, përfundimi i këtyre punimeve pritet të ndikojë në lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

