KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Azerbajxhani me 97% të popullsisë myslimane ndalon shamitë në shkolla, shpërthejnë protestat

Azerbajxhani me 97% të popullsisë myslimane ndalon shamitë në shkolla, shpërthejnë protestat

Nxënëset po pengohen të hyjnë në mësim për shkak të shamisë, ndërsa protestat janë përhapur në disa shkolla të vendit. Autoritetet kanë njoftuar arrestimin e 37 personave, në një rast që ka nxitur debat për të drejtën e arsimimit dhe lirinë fetare.

Autoritetet në Azerbajxhan kanë arrestuar 37 persona në lidhje me incidentet e shkaktuara nga zbatimi i rregullave për uniformat shkollore, në kohën kur në disa pjesë të vendit po zhvillohen protesta kundër ndalimit të hixhabit në shkolla.

Azerbaijan – Schoolgirl cries after being denied entry for wearing hijab. On September 21, Azerbaijan banned clothing that violates secularism in public schools. Girls wearing hijab are being sent home. Good. Keep going. Europe must do the same. https://t.co/EkUgQExLIa

— RadioGenoa (@RadioGenoa) October 12, 2026

Sipas mediumit JAMneës, vajza që mbajnë shami janë penguar të hyjnë në klasa, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe kërkesa ndaj mësueseve që ta heqin hixhabin ose të japin dorëheqje, transmeton Zeri.info

Protestat janë zhvilluar në disa shkolla në Baku dhe në zona të tjera të vendit. Disa nxënës kanë refuzuar të hyjnë në mësim në shenjë solidariteti me shoqet e tyre, duke kërkuar që vajzave që mbajnë shami t'u lejohet vijimi i mësimit.

ë Azerbaycan’da baëörtüsü sebebiyle okula alënmayan öërenci, sënëfën penceresinden arkadaëlarëna veda ediyor https://t.co/3WPs8rpiOV

— Daily Islamist (@dailyislamist) October 12, 2026

Në qendër të debatit është një vendim i Këshillit të Ministrave të Azerbajxhanit, i miratuar më 21 shtator, i cili ndalon veshjet shtesë që bien ndesh me rregullat e uniformës shkollore dhe parimin e arsimit laik.

Megjithëse vendimi nuk e përmend shprehimisht hixhabin, raportimet nga shkollat tregojnë se në praktikë rregullat po zbatohen ndaj nxënëseve që mbajnë shami.

Sipas mediave atje, ndryshimet nuk parashohin shprehimisht përjashtimin nga mësimi si masë të veçantë, çka ngre pikëpyetje për bazën ligjore mbi të cilën administratat shkollore po ua ndalojnë hyrjen nxënëseve.

Më 9 tetor, Departamenti i Arsimit në Baku njoftoi për inspektime që synojnë të verifikojnë respektimin e kërkesave për veshjen nga nxënësit dhe mësuesit.

Më 12 tetor, Ministria e Brendshme e Azerbajxhanit njoftoi për arrestimin e 37 personave në lidhje me incidentet rreth zbatimit të rregullave të uniformave shkollore.

Sipas autoriteteve, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë penale në bazë të nenit 233 të Kodit Penal, që lidhet me organizimin ose pjesëmarrjen aktive në veprime që cenojnë rendin publik.

Azerbaycan’da baëörtülü öërenciler okula alënmamaya baëladë. Okula alënmayan öërenciler karara tepki gösterdi. NE OLMUëTU Azerbaycan Bakanlar Kurulu, Baëbakan Ali Asadov yönetiminde 21 Eylül’de okul këyafeti kurallarënda deëiëikliëe gitti. Düzenlemede baëörtüsü açëkça yasaklanmazken okul üniformasënën bütünlüëüne ve laiklik ilkesine aykërë këyafetlere izin verilmeyeceëi belirtilerek üstü kapalë bir yasak baëlatëldë. Kararën ardëndan baëörtülü öërencilerin okula alënmamaya baëladë.

— Aykërë (@aykiri) October 12, 2026

Ministria i akuzon ata për nxitje të përplasjeve me punonjësit e arsimit në Baku, dëmtim të institucioneve arsimore dhe përpjekje për të penguar funksionimin e shkollave dhe qarkullimin rrugor.

Megjithatë, sipas JAMneës, njoftimi i autoriteteve nuk specifikon se cilat shkolla janë dëmtuar, çfarë veprimesh konkrete dyshohet se kanë kryer të arrestuarit dhe nëse mes tyre ka të mitur.

Debat për të drejtën e arsimimit dhe lirinë fetare

Kufizimet kanë nxitur diskutime për raportin mes karakterit laik të arsimit dhe të drejtës së nxënësve për të ndjekur mësimet pa u diskriminuar për shkak të veshjes fetare.

Neni 18 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike njeh të drejtën e prindërve për t'u siguruar fëmijëve edukim fetar dhe moral në përputhje me bindjet e tyre.

Ndërkohë, disa zëra në Azerbajxhan i mbrojnë kufizimet, duke argumentuar se ato janë të nevojshme për ruajtjen e karakterit laik të shtetit. Të tjerë kundërshtojnë ndalimin e hixhabit, duke vënë në pah pasojat që ai mund të ketë për qasjen e vajzave në arsim.

Edhe mësueset janë përfshirë në debat. Sipas raportimeve të mediave lokale, në disa shkolla në qytetin Sumgait u është kërkuar mësueseve që mbajnë hixhab ta heqin atë ose të paraqesin dorëheqje.

Deri tani, nuk dihet numri i saktë i vajzave që kanë mbetur pa ndjekur mësimin për shkak të kufizimeve të reja, apo sa mësuese rrezikojnë të humbasin vendet e punës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.