KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokati Mishetiq publikon deklaratën e Vuçiqit dhe kërkon përgjigje: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej

Avokati Mishetiq publikon deklaratën e Vuçiqit dhe kërkon përgjigje: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka shpërndarë një video të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ai deklaronte se kishte marrë informacione nga një lider evropian dhe botëror se Thaçi do të dënohej rëndë nga Gjykata Speciale.

Përmes një postimi në X, Mishetiq ka ngritur pikëpyetje se si presidenti francez, Emmanuel Macron, mund ta kishte ditur rezultatin e gjykimit disa ditë para se ai të shpallej dhe pse kishte diskutuar për këtë çështje me Vuçiqin.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris ku, sipas Vuçiqit në videon më poshtë, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’”, ka shkruar Mishetiq.

“Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë më herët dhe pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten pa përgjigje”, ka shtuar ai.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, nën akuzat për krime lufte. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.