KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokati i Jorge Jesusit me akuza të rënda ndaj Ronaldos: Po na shkatërron kujtimet që na i ka dhënë

Avokati i Jorge Jesusit me akuza të rënda ndaj Ronaldos: Po na shkatërron kujtimet që na i ka dhënë

Avokati i Jorge Jesusit, Luis Henrique, ka shpërthyer me kritika ndaj Cristiano Ronaldos, pas përplasjes së bujshme mes yllit portugez dhe përzgjedhësit të kombëtares, si dhe largimit të pretenduar të sulmuesit nga përfaqësuesja.

Henrique ka përdorur fjalë të ashpra ndaj pesë herë fituesit të Topit të Artë, duke e akuzuar se, përmes sjelljes së tij dhe obsesionit me statistikat personale, po dëmton trashëgiminë që ka ndërtuar gjatë karrierës.

“Cristiano Ronaldo, me veprimet, sjelljen dhe obsesionin e tij me disa tregues statistikorë, po arrin atë që asnjë kundërshtar nuk ia ka dalë ta bëjë: po na e shkatërron aftësinë për t’i kujtuar të gjitha të mirat që na ka dhënë”.

“Ai rrethohet gjithnjë e më shumë nga njerëz që i thonë atë që dëshiron të dëgjojë dhe gjithnjë e më pak nga ata që i thonë atë që duhet të dëgjojë. Ky është fati i perëndive dhe autokratëve: përfundojnë të vetmuar në Olimp, të rrethuar nga pasqyrat”, deklaroi avokati.

Henrique foli edhe për vendimin e tij për të ndërprerë bashkëpunimin me gazetën portugeze Record, duke shpjeguar se lidhjet pronësore të Ronaldos me kompaninë që zotëron mediumin e kishin bërë të papërshtatshëm vazhdimin e punës së tij.

“Faktet për mua janë shumë të thjeshta: Cristiano Ronaldo është aksionar kryesor i Medialivre, kompanisë që zotëron këtë gazetë. Meqenëse kapiteni është në kurs përplasjeje me Jorge Jesusin dhe, rrjedhimisht, edhe me mua, nuk do të ishte e drejtë, madje do të ishte e turpshme, të vazhdoja të bashkëpunoja dhe të paguhesha nga një kompani që ai e zotëron. Nuk ka pavarësi intelektuale pa pavarësi financiare”, theksoi ai.

Avokati vazhdoi me kritikat, duke nënvizuar se personat që shprehin mendime për pushtetin nuk duhet të varen financiarisht nga ai.

“Ata që shprehin mendime për pushtetin nuk mund të jenë të varur nga pushteti për të cilin shprehen. Është pikërisht nga kjo varësi që preferoj të çlirohem, në mënyrë që askush, kushdo qoftë ai, të mos mendojë apo të ëndërrojë se ka mundësi të më shkaktojë ndonjë ‘pasojë’.

“Liria që ushtrohet vetëm kur nuk kushton asgjë quhet leverdi. Unë nuk kam shkruar kurrë për leverdi”, përfundoi Henrique.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.