Hane Peter Sommer dhe Meta Greutert, janë partnerët zvicreranë që ishin viktimë e një skene të madhe mashtrimi nga një Call Center në Kosovë.
Dëmi nga mashtrimi arrin në 1.9 milionë euro. Fillimisht, ata janë mashtruar duke u nxitur të investonin në platforma të ndryshme të kriptovalutave, ndërsa më pas, përmes veprimeve të tjera mashtruese, janë detyruar të transferonin rreth 940 mijë euro në Kosovë për të akuzuarit.
Në fjalën hyrëse në gjykatë, avokati i dy të dëmtuarve ka kërkuar që shuma prej 940 mijë eurosh t’u kthehet klientëve të tij.
Ai ka deklaruar se kjo shumë ishte transferuar drejtpërdrejt në llogaritë bankare të të akuzuarve, nga llogaritë e të dëmtuarve./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net ↗

