KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokatët e huaj të Veliajt përgatisin ankimin në Strasburg për masën e arrestit me 10 shtator

Avokatët e huaj të Veliajt përgatisin ankimin në Strasburg për masën e arrestit me 10 shtator

Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë kërkuar nga SPAK që ta takojnë atë më 10 shtator, në kuadër të përgatitjes së një ankimi që synohet të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Sipas raportimeve, gjatë takimit Veliaj pritet të firmosë dokumentet e nevojshme për ankimin lidhur me masën e arrestit në burg.

Ky do të jetë takimi i dytë i avokatëve të huaj me Veliajn, pasi takimi i parë është zhvilluar më 28 korrik.

Lëvizja e mbrojtjes vjen pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e masës së sigurisë ndaj Veliajt. Gjykata e Lartë pritet ta rishqyrtojë çështjen e arrestit, pas kthimit të saj nga Kushtetuesja.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, ndërsa ndaj tij vijon procesi gjyqësor lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. /Tp/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.