KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Avni Qahili emërohet drejtori i parë shqiptar i “Muzeut të Arteve Bashkëkohore” në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili emërohet drejtori i parë shqiptar i “Muzeut të Arteve Bashkëkohore” në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i parë shqiptar i Institucionit Nacional “Muzeu i Arteve Bashkëkohore” në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky muze konsiderohet si një nga institucionet më elitare të vendit dhe roli i Qahilit pritet të sjellë një frymë të re kreative dhe hapësirë më të madhe për artistët shqiptarë, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga rajoni.

Si krijues artistik me përvojë të gjatë, Qahili ka për synim të zhvillojë programet e muzeut dhe të promovojë artin bashkëkohor shqiptar në një nivel ndërkombëtar.

Emërimi i tij shihet si një hap i rëndësishëm drejt integrimit më të madh të artistëve shqiptarë në institucionet kulturore të vendit.

Ky emërim vlerësohet edhe si një sukses i koalicionit ‘Vlen’ dhe i zotit Izet Mexhiti, të cilët po arrijnë të vendosin figura shqiptare në pozicione kyçe në institucione të rëndësishme kulturore dhe artistike të Maqedonisë së Veriut.

Ky zhvillim ka ngjallur pritshmëri të madhe tek artistët dhe publiku, të cilët shpresojnë që muzeu nën drejtimin e Avniut të shndërrohet në një qendër dinamike dhe të hapur për iniciativat artistike shqiptare dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.