KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AUV: Uji në Shkup është i sigurt për pije, qytetarët nuk duhet të kenë frikë

AUV: Uji në Shkup është i sigurt për pije, qytetarët nuk duhet të kenë frikë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka mohuar dezinformimin e përhapur në publik se uji nga sistemi i furnizimit me ujë të Shkupit është i pasigurt për t’u pirë për shkak të pranisë së supozuar të bakterit Escherichia coli.

“Si institucion përgjegjës, informojmë opinionin se AUV ende nuk ka marrë një njoftim nga kompania publike e shërbimeve të Shkupit për një rezultat të pakënaqshëm nga testimi laboratorik i ujit të pijshëm, që është detyrimi i tyre ligjor, në bazë të të cilit do të lëshohej një ndalim për përdorimin e tij.

Qytetarët nuk duhet të kenë frikë. Uji nga ujësjellësi i qytetit në Shkup është i sigurt për t’u pirë dhe për t’u përdorur”, thonë nga AUV./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.