KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër, ndalon edhe shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër, ndalon edhe shitjen e ushqimit për viça për shkak të aflatoksinave

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin e mbi 25 tonëve misër dhe ka ndaluar shitjen e një produkti për ushqimin e viçave, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar praninë e aflatoksinave mbi kufijtë e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, produktet janë të kompanisë MONUNI SH.P.K. nga Gjilani, ndërsa masat janë ndërmarrë gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimeve në tregun e brendshëm.

Gjatë kontrollit kufitar të një ngarkese prej 25 mijë e 120 kilogramësh misër merkantil, analizat laboratorike të AUV-së kanë zbuluar aflatoksinë B1 në nivel prej 30 µg/kg.

Ndërkaq, analizat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë konfirmuar aflatoksina totale prej 47 µg/kg, mbi vlerën referente prej 10 µg/kg.

“Inspektorati Fitosanitar i AUV ka vendosur refuzimin e importit dhe kthimin e ngarkesës në vendin e origjinës”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Probleme me aflatoksinat janë konstatuar edhe gjatë inspektimeve të mëtejshme në kompaninë MONUNI, ku analizat laboratorike kanë zbuluar nivel mbi kufirin e lejuar të aflatoksinës B1 edhe në produktin “Ushqim për viça deri 300 kg”.

Për këtë arsye, Inspektorati i AUV-së ka ndaluar shitjen dhe ka urdhëruar tërheqjen e produktit nga qarkullimi.

AUV ka sqaruar se aflatoksina B1 është substancë toksike që prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë, si dhe të rrisë rrezikun e kancerit gjatë ekspozimit afatgjatë.

“Te kafshët qumështore, ajo mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik edhe për sigurinë ushqimore”, thuhet më tej në njoftim.

Agjencia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet zyrtare dhe analizat laboratorike për të parandaluar qarkullimin e produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

AUV thekson se këto masa kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe kafshëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.