Author: korrektpress

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Rizesporit, raportojnë të dielën mediat turke.Sipas gazetës Milliyet, reprezentuesi kosovar nuk është i interesuar të transferohet te klubi turk, pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve të Besiktasit për ta bindur të pranojë këtë lëvizje.”Lojtari kosovar nuk është i interesuar të transferohet te Rizespori”, shkruan mediumi turk, duke shtuar se vendimi përfundimtar i takon vetë Rashicës. 30-vjeçari ka kontratë me Besiktasin deri në verën e vitit 2027 dhe, për momentin, nuk duket se është i gatshëm të largohet nga gjiganti i Stambollit.Rashica i është bashkuar Besiktasit në verën e vitit 2023, pas…

Read More

Atmosfera në natën e fundit të festivalit Sunny Hill vazhdon të jetë elektrizuese, teksa mijëra pjesëmarrës po shijojnë performancat dhe surprizat e organizuara në skenën kryesore.Mes artistëve të pranishëm është edhe Dafina Zeqiri, e cila ka ndarë me ndjekësit në InstaStory një fotografi ku shfaqet krah yllit me famë botërore, Dua Lipa.Edhe pse nuk ka shtuar ndonjë përshkrim në postim, Dafina ka zgjedhur ta shoqërojë fotografinë me një ‘emoji’ zemre të kuqe, duke lënë që vetë imazhi të flasë për momentin e veçantë mes dy artisteve shqiptare. Foto: InstagramEdicioni i sivjetmë i Sunny Hill ka tërhequr vizitorë nga vende të…

Read More

Një këmishë e lirshme, kostumi i banjës dhe një detaj i vogël mjaftojnë për një pamje që tërheq vëmendjenDuke planifikuar çfarë të marrim me vete në pushime dhe si ta paketojmë valixhen sa më zgjuar, frymëzimin e kërkuam në Instagram, duke vizituar profilet e influencueseve tona të preferuara. Sigurisht, shumica këtë verë veshin shapka me taka, kostume prej liri dhe fustane të stilit babydoll, por zgjedhja e influencueses së njohur daneze Emili Sindlev na ka mahnitur edhe këtë herë.Emili Sindlev njihet mirë nga të gjithë ata që ndjekin modën, por edhe nga adhuruesit e ngjyrave të guximshme dhe kombinimeve lozonjare.…

Read More

Dukagjini ka bërë të ditur të dielën për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Arsim Thaqi.Nën drejtimin e Thaqit si trajner, Dukagjini fitoi Kupën e Kosovës, ku në finale mposhti Ferizajn.Falë triumfit në Kupë, Dukagjini u paraqit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por ekipi nga Klina nuk pati fat në short. U eliminua nga Lugano e Zvicrës. “KF Dukagjini njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Arsim Thaçi, si dhe me ndihmëstrajnerët Valmir Bytyqi, Ahmet Haliti dhe Lekë Termkolli. Klubi shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për punën, përkushtimin dhe kontributin e…

Read More

Një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati”, në lagjen Matiçan të Prishtinës, është përfshirë nga zjarri.Pas raportimit për incidentin, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera përkatëse.Zjarrfikësit kanë intervenuar në kohë dhe kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të zhvillojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit.Nuk ka ende informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri.

Read More

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore lidhur me rastin në Zubin Potok është identifikuar një lokacion i dyshuar ku mund të ketë mbetje mortore.Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, lokacioni është identifikuar gjatë punës në terren më 2 gusht.“Gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore”, thuhet në komunikatë.Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në përputhje me procedurat ligjore, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për lejimin e zhvarrimit…

Read More

Objekte që shkëlqejnë në qiell, raporte ushtarake misterioze dhe dosje të mbajtura të kyçura për dekada të tëra: dokumentet e sapo publikuara të UFO-ve ofrojnë një vështrim në disa nga rastet më të çuditshme të dekadave të fundit.Një fokus kyç i këtyre dosjeve historike janë raportet e pilotëve të Aleatëve nga muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ata përshkruan objekte fluturuese të shndritshme që lëviznin me shpejtësi të lartë që shoqëronin avionët e tyre mbi Gjermani. Këto fenomene më vonë u bënë të njohura si “Foo Fighters”.Në dosje (burimi në gjermanisht) (burimi në anglisht) , thuhet fjalë për…

Read More

Nicole Kidman ka ngjallur spekulime për një lidhje të re pasi është fotografuar në shoqërinë e investitorit amerikan, Michael Reinstein. Aktorja 59-vjeçare është parë në Los Angeles, ku Reinstein e ka pritur në aeroport pas kthimit të saj nga New York-u, ndërsa në fotografitë e publikuara shihet në sediljen e pasagjerit të Ferrarit të tij të zi.Dyshimet për një afërsi mes tyre nisën pasi çifti u fotografua edhe në fillim të korrikut në Portofino të Italisë, ku u panë duke kaluar kohë së bashku në një hotel luksoz dhe duke shijuar pushimet. Nicole me partner të ri?Michael është një biznesmen…

Read More

E ardhmja e Rafael Leao vazhdon të mbetet e paqartë, por në Itali po rritet bindja se sulmuesi portugez mund të vazhdojë të jetë pjesë e AC Milan edhe në sezonin 2026/27.Milani ka kërkuar ta shesë 26-vjeçarin gjatë kësaj vere, pasi Leao ka kaluar shtatë sezone në “San Siro” dhe vetë lojtari ka bërë të ditur në disa raste se dëshiron të provojë një aventurë të re në karrierën e tij.Megjithatë, deri tani klubi italian nuk ka gjetur një ofertë që të kënaqë kërkesat e tij financiare, ndërsa as lojtari nuk është bindur nga opsionet e paraqitura. Leao më herët…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me dyshimet për zbulimin e një varreze të dytë masive në Kosovë, duke e cilësuar atë si një rikujtim të rëndë të krimeve të kryera gjatë luftës.Haxhiu ka deklaruar se dyshimet për varrezën e re dëshmojnë se procesi i drejtësisë për krimet e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur ende nuk kanë përfunduar.“Dyshimet për një varrezë të dytë masive janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe një dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend”, ka deklaruar Haxhiu.Sipas…

Read More