- Hardh Fest tejkalon të gjitha parashikimet, policia bllokon përkohësisht hyrjen kryesore për shkak të numrit të madh të njerëzve
- Hartat e botës nuk janë perfekte – ja çfarë paraqesin saktë dhe çfarë shtrembërojnë
- Peceta historike, këpucët e rekordit dhe fanellat e Botërorit: Thesaret e Messit
- Jessica Alba mahnit me bikini gjatë pushimeve në Itali me të dashurin 12 vite më të ri
- Djali i Trumpit prezanton pasaportën e re amerikane me fytyrën e babait të tij
- Faton Peci largohet nga drejtimi i degës së Guxo në Mitrovicë
- Në një organizimin madhështor, UBT mban Ceremoninë e Gradimit të studentëve të gjeneratës së 23-të
- “Çfarë s’na vret na bën më të fortë”/ Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
Author: korrektpress
Kryeqyteti ka njoftuar se nga data 5 deri më 10 gusht të këtij viti, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor.Sipas njoftimit, segmenti që do të mbyllet përfshin pjesën nga parkingu prapa objektit të Komunës, në rrugën “UÇK”, deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”. Nis asfaltimi i rrugës “Ilir Konushevci” pas përplasjeve për ngushtimin e saj Kryeqyteti ka bërë thirrje që qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim.Autoritetet kanë…
Komuna e Ferizajt ka njoftuar se në këtë qytet është hapur zyra e dytë e Kreditimit Rural të Kosovës – Dega në Ferizaj, një institucion mikrofinanciar i fokusuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve kreditore për qytetarët dhe bizneset.Në ceremoninë e hapjes morën pjesë shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi, si dhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti.Sipas njoftimit të komunës, hapja e kësaj zyre përfaqëson një mundësi të re për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke sjellë një gamë të gjerë shërbimesh financiare, përfshirë kredi për biznese, kredi për bujqësi, kredi…
Ish-drejtori i shërbimit izraelit të inteligjencës Mossad, David Barnea, është emëruar në një rol drejtues në kompaninë amerikane të teknologjisë së mbrojtjes Ondas Defense, ku do të shërbejë si president global dhe kryetar bordi.Barnea, i cili drejtoi Mossadin nga viti 2021 deri në vitin 2026, sjell me vete përvojë prej disa dekadash në fushën e sigurisë kombëtare, inteligjencës, teknologjive të avancuara dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë, raportojnë mediat.Në rolin e tij të ri, ai pritet të ndihmojë në zgjerimin global të Ondas dhe në zhvillimin e platformave të teknologjisë së mbrojtjes që përfshijnë inteligjencën artificiale, sistemet autonome, dronët, mbledhjen e…
Sot në ora 10:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në fillim të seancës do të themelohet Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve të deputetëve të rinj.Pas verifikimit të mandateve, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin, ndërsa më pas pritet të zhvillohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.Për zgjedhjen e nënkryetarëve kërkohet shumicë e thjeshtë e votave në Kuvend.Ende nuk është bërë e ditur nëse pas seancës konstituive do të ketë një seancë tjetër për formimin e Qeverisë së re.Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar arrin mbi 32 gradë Celsius.Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.Ndërkaq, në…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe sot do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë.IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore. /Telegrafi/
Mund të përdoret ligjërisht në shumë ushqime, por jo për ta zëvendësuar pa transparencë yndyrën e qumështit – çfarë tregojnë OBSH-ja, Codex Alimentarius, EFSA-ja, FDA-ja dhe studimet shkencoreVaji i palmës është vaj bimor i ngrënshëm dhe përdorimi i tij i deklaruar në biskota, biskota me shtresa, kremra, margarina, akullore, mbushje ëmbëlsirash dhe ushqime të tjera të përpunuara nuk e bën automatikisht produktin të palejueshëm ose të rrezikshëm.Te produktet e qumështit, megjithatë, çështja ndryshon: problemi kryesor është nëse yndyra karakteristike e qumështit është zëvendësuar me vaj palme ose me një yndyrë tjetër bimore, ndërsa produkti vazhdon të paraqitet si qumësht, djathë,…
Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi saudit e ka prezantuar 29-vjeçarin përmes kanaleve zyrtare, duke konfirmuar afrimin e tij vetëm pak javë pasi u nda me AIK.Celina iu bashkua klubit suedez në verën e vitit 2023, fillimisht në formë huazimi, ndërsa gjatë qëndrimit të tij zhvilloi 77 ndeshje në kampionat, duke shënuar 11 gola dhe duke dhuruar 14 asistime. Në fillim të muajit korrik, palët vendosën t’i jepnin fund bashkëpunimit. Transferimi në Arabinë Saudite shënon një kapitull të ri në karrierën e mesfushorit kosovar, i cili…
Çfarë dimë deri tani për pretendimet që qarkulluan lidhur me krizën në Ceuta? Para se rreth 70 mijë persona të kalonin në territorin spanjoll të Ceutës, enklavës spanjolle që kufizohet me Marokun, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, si TikTok, Facebook dhe të tjera, raportohet se u shpërndanë video që paraqisnin një rrugë më të lehtë drejt Evropës.Sipas raportimeve, disa persona pretendonin se kufiri ishte hapur, ndërsa të tjerë përhapnin idenë se migrantët që mbërrinin përmes detit nuk mund të ktheheshin menjëherë. Këto pretendime besohet se ndikuan në përhapjen e informacionit të pasaktë dhe në nxitjen e lëvizjeve masive…
Mick Jagger po e shqyrton seriozisht një film ose projekt televiziv për Rolling Stones, dhe interesi i tij është nxitur më tej nga plani i Sam Mendes për të publikuar katër filma të Beatles në vitin 2028.Sipas një burimi pranë Page Six, Jagger, i cili është 83 vjeç, më parë e kishte refuzuar idenë e një projekti autobiografik ose një adaptimi filmik të historisë së grupit për vite me radhë. Kjo tani po ndryshon dhe thuhet se ai po mendon për një format që do t’i lejonte atij të ndikonte personalisht në mënyrën se si do të paraqitej historia e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari