- OVL e UÇK-së sot organizon protestë gjithëpopullore në Prishtinë
- Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu
- Mot me diell dhe vranët – në disa zona riga shiu
- Nis votimi i hershëm në zgjedhjet amerikane që mund të ndryshojnë kontrollin e Kongresit
- Merz mund të shkarkohet në fundjavë – këta janë pesë skenarët që e presin Gjermaninë
- Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, institucionet në Kosovë e Shqipëri në lëvizje
- Komandanti i ushtrisë amerikane, Caine: Trupat duhet të përgatiten edhe për luftime rreth Hënës
- Chris Rock reflekton mbi karrierën dhe filmin e ri “Misty Green”
Author: korrektpress
Partia Qendra e Serbisë (Zemra) njoftoi sot se puna e këtij viti e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ka pasur për qëllim provokimin e konfliktit civil dhe se dështimi i tij më i madh është dështimi për të zgjidhur krizën aktuale energjetike.”Askush tjetër nuk mund të kishte urdhëruar banditë të paguar nga një vendbanim i paligjshëm me tendë në qendër të Beogradit, si dhe në të gjithë Serbinë, të sulmonin demonstruesit paqësorë, si dhe gazetarët, kalimtarët dhe deputetët. Askush tjetër nuk mund të kishte urdhëruar përdorimin e armëve zanore më 15 mars ose abuzimin e pamend të policisë ndaj qytetarëve dhe…
Në spektaklin e radhës të Big Brother VIP Kosova pritet të hapet një televotim i ri, ku publiku do të vendosë se cili prej banorëve është më pak i preferuar. Ky televotim nuk do të zgjasë shumë, duke e bërë votimin edhe më intensiv dhe vendimtar.Gjatë javëve të kaluara, e më pak e preferuara nga publiku rezultoi të ishte Hygerta Sako. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Tani, pritet të shihet nëse situata do të përsëritet apo nëse një tjetër banor do të marrë më pak vota.Spektakli po hyn në një fazë të…
Blerinë (Sefer) Sadiku deklaron se shpallë te pavlefshme diplomën e fakultetit te edukimit parashkollore në fakultetin “Isa Boletini” në Mitrovice të vitit 2025 . Arsyeja e shpalljes se pavlefshme të diplomës është sepse i ka humbur dhe dëshiron diplomë të re .
Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi një fotografi e manipuluar, e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale, ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, duke paraqitur në mënyrë të rreme Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentaren serbe Ana Brnabiq.Në reagimin zyrtar thuhet se imazhi është plotësisht i rremë, një montazh me qëllim të qartë për të dëmtuar figurën e Presidentes dhe për të ushqyer narrativat e fabrikuara që i shërbejnë agjendave të huaja.“Pamja është FAKE, një montazh i krijuar për të shkaktuar konfuzion dhe për ta goditur Presidenten Osmani, e cila çdo ditë, me seriozitet dhe integritet institucional, mbron interesat…
Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka reaguar për herë të parë mbi situatën e vështirë që përfshin Mohamed Salahun, pas një intervistë të fuqishme të sulmuesit egjiptian gjatë fundjavës, ku ai shprehu pakënaqësi për marrëdhënien me trajnerin dhe sugjeroi se dikush dëshironte ta përjashtonte nga klubi.Kur u pyet nëse Salah i referohej atij, Slot u përgjigj: “Do të duhej ta pyesnit atë. Nuk e di për kë po flet”.“Ne folëm që para të shtunës, shumë shpesh. Ndonjëherë më shkurt, ndonjëherë më gjatë. Ai ka të drejtë ta perceptojë situatën siç e ndjen, por unë e shoh ndryshe. E kuptoj që…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar incidentin që përfshinte dronë të paidentifikuar, pranë rrugës së fluturimit të aeroplanit të tij natën e mbërritjes së tij në Irlandë.”Lidhur me vizitën time në Irlandë dhe dronët. Irlanda e ka konfirmuar vërtet këtë histori me dronët. Do të ketë një hetim, me të vërtetë kishte dronë”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.Lidhur me deklaratën e [kancelarit gjerman Friedrich Merz se Zelensky duhet të jetë i kujdesshëm – “Ne po tregohemi sa më të kujdesshëm të jetë e mundur, por mendoj se sektori ynë i sigurisë duhet të mendojë për këtë dhe të merret me…
Një 20-vjeçare nga Koreja e Jugut është dënuar me katër vite burg pasi ka shantazhuar yllin e futbollit, Heung-min Son, gjatë kohës kur ai luante për Tottenham Hotspur.Sipas agjencisë Yonhap News TV, gruaja kishte pasur një marrëdhënie me futbollistin dhe më pas e kishte kërcënuar, duke i kërkuar afërsisht 175 mijë euro.Ajo i kishte dërguar edhe foto të një ekografi të fetusit, duke kërcënuar se do të bëjë publike shtatzëninë. Heung-min SonMë pas, së bashku me të dashurin e saj, ajo i kërkoi futbollistit një shumë shtesë prej 41 mijë eurosh.I dashuri i saj është dënuar me 2 vite burg,…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është priturnë zyrat qendrore të KFOR-it në Prishtinë nga Komandanti i misionit, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ku zhvilluan një drekë pune dhe diskutuan mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.Në takim u trajtua situata e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë të vendit dhe misionit të NATO-s.Kurti vlerësoi kontributin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me komandantin Ulutaş, i cili është në mandatin e dytë në krye të misionit.Ai theksoi se…
Kryetari i Alternativës Zeqirja Ibraimi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Alternativës. Ibraimi në një njoftim për media thotë se këtë vendim e ka marrë duke reflektuar për atë që është bërë në këto 11 vite të angazhimit politik publik dhe duke medituar rreth asaj çfarë mund të bëhet tutje.”Nëse më duhet ta elaboroj arsyen e kësaj dorëheqjeje, mund të shpjegoj se kjo vjen vetëm për shkak të bindjeve të mia për politikën dhe nuk ka të bëjë me asnjë pakënaqësi ndaj asaj që sot përbën politikën e Alternativës ose të VLEN-it, në përgjithësi. Madje, që ta eliminoj…
Lando Norris ka përfunduar një vit të jashtëzakonshëm në Formula 1, duke fituar titullin kampion botëror dhe duke siguruar një shpërblim të konsiderueshëm financiar. Përveç pagës bazë prej rreth 18.6 milionë euro me McLaren, ai ka marrë edhe rreth 4,65 milionë euro bonus për titullin, si dhe rreth 3,7 milionë euro për shtatë fitoret dhe podiumet e tij, duke e çuar totalin vjetor në rreth 27 milionë euro për vitin 2025.Ky shpërblim e vendos Norris-in si pilotin e katërt më të paguar në Formula 1, pas Max Verstappen, Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc, shumë larg atyre, megjithëse vitin 2025 Verstappen…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari