Author: korrektpress

Në ambientet e Komunës së Fushë-Kosovës, kryetari Valon Prebreza ka pritur sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.Gjatë takimit, pas urimit për mandatin e kryetarit të komunës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë-Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të re në këtë qytet.Sipas njoftimit të komunës, vlera fillestare e këtaj projekti, i cili vlerësohet si tejet i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, është 2.5 milionë euro.Nga Komuna e Fushë-Kosovës bëhet e ditur se bashkëpunimi me institucionet qendrore do…

Read More

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. paralajmëroi se nga 1 janari përveç që sindikatat do ta llogarisin shportën minimale konsumatore edhe ata si Qeveri do të bëjnë llogaritje për shportën mesatare konsumatore, e cila do të jetë për të paktën një familje me katër anëtarë. Në këtë temë do të bisedohet në Këshillin Ekonomik – Social, i cili është caktuar më 22 dhjetor.“Një nga pikat sigurisht që do të jetë llogaritja e shportës mesatare konsumatore, e cila u vendos në mbikëqyrje të sindikatave dhe punëdhënësve për ta parë, nëse e miratojnë. Nga 1 janari, përveç shportës minimale sindikale, do…

Read More

Kiara Tito është përzgjedhur si moderatore e Big Brother VIP Fan Club për këtë edicion në Shqipëri.Në rolin e opinionistes është ish-banorja Françeska Murati dhe i dyti u zgjodh Arjan Konomi.Sivjet ky format do të fillojë menjëherë pas spektaklit të parë më 21 dhjetor. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)BBVA 5 nis të shtunën (20 dhjetor) nën moderimin e Ledion Liços, për të tretën herë radhazi.Ai është pëlqyer tejet shumë nga publiku për mënyrën se si e udhëheq këtë reality shou dhe për atë se si i trajton çështjet. View this…

Read More

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të lejojë transferimin e 2.8 miliardë eurove, të përfituara nga shitja e klubit Chelsea FC nga Roman Abramovich, për qëllime humanitare në Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur të mërkurën kryeministri britanik Keir Starmer, duke paralajmëruar se oligarku rus mund të përballet me veprime ligjore nëse nuk e zbaton këtë vendim.Që nga viti 2022, kur Abramovich u detyrua ta shesë Chelsean nën presionin e qeverisë britanike pas pushtimit rus të Ukrainës, fondet nga kjo shitje kanë qenë të ngrira. Tani, përmes një licence të posaçme, Britania ka autorizuar përdorimin e tyre…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk beson se do të ketë tërheqje të trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, pavarësisht diskutimeve që kanë pasuar publikimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara.E pyetur në një intervistë për Bloomberg më 17 dhjetor 2025, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, Osmani tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dhe mbetet rajon shumë i rëndësishëm për SHBA-në dhe për presidentin amerikan Donald Trump.Ajo theksoi se Kosova është një histori suksesi amerikan dhe se ka gëzuar mbështetje dypartiake nga Uashingtoni. Sipas saj, shpallja e pavarësisë ndodhi gjatë një administrate republikane,…

Read More

Dhjetëra shoferë minibusi sot bllokuan rrugën para Komunës së Gostivarit, duke shprehur revoltën e tyre për mosshlyerjen e borxheve nga ana e komunës. Mbi 30 transportues, të angazhuar për transportin e nxënësve, deklarojnë se nuk kanë marrë pagesat që nga muaji mars, ndërsa borxhi i komunës ndaj tyre arrin në dhjetëra mijëra euro.“Kemi ardhur të kërkojmë para tona. Nga viti i shkuar, muaji i tretë nuk na kanë lëshuar. Pasi paralajmëruam protestën na lëshuan pagesën vetëm për muajin e tretë por nga viti i kaluar, pa paguar jemi për muajin e tretë, muajin e katërt, i pestë dhe i gjashtë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.Osmani ka bërë të ditur se, pas njoftimit për heqjen e pjesshme të masave ndaj Kosovës, ka ritheksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, duke theksuar se të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian tashmë janë përmbushur nga institucionet e Kosovës.Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesen e Lartë Kallas dhe me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, deri në heqjen…

Read More

Alba Pollozhani ka rrëfyer së fundmi një përvojë të dhimbshme personale në një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se si e ka kapur partnerin duke e tradhtuar.”Më vjen për të vjell kur e kujtoj. Tradhto, tradhto çdo javë bëhet ngarkesë. I kam parë gjithë shenjat tek shtëpia haptazi. Me të brendshme, me flokë, çdo gjë”, ka thënë ajo.Ajo ka treguar se ky nuk ka qenë një incident i vetëm, por pjesë e një cikli të përsëritur. Foto: YouTube”E patëm një problem herën e parë, më tha se i ka rënë pishman, pastaj e njëjta histori. E kemi diskutuar shumë,…

Read More

Një rritje intensive e rasteve të gripit të shkaktuara nga një lloj virusi i ri dominues po përfshin Evropën, duke i vënë sistemet e kujdesit shëndetësor në disa vende nën presion të rëndë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.OBSH-ja tha të mërkurën se të paktën 27 nga 38 vendet në rajonin e saj evropian po raportonin “aktivitet të lartë ose shumë të lartë të gripit”, me më shumë se gjysmën e pacientëve me simptoma të ngjashme me gripin që rezultuan pozitivë në gjashtë vende, përfshirë Irlandën, Serbinë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.Ajo tha se sezoni i gripit kishte filluar afërsisht katër…

Read More

FIFA ka njoftuar të mërkurën se fondi total i shpërblimeve për Kupën e Botës 2026 do të arrijë në 558 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej rreth 50 për qind krahasuar me Kupën e Botës 2022 në Katar. Kampion në fuqi i botës mbetet Argjentina, e cila tri vite më parë e fitoi trofeun pas finales dramatike ndaj Francës, të vendosur me penallti.Çdo kombëtare që do të kualifikohet për Kupën e Botës 2026 do të përfitojë 1.28 milionë euro si mbulim për kostot e përgatitjes, para nisjes për SHBA, Kanada dhe Mekisikë. Në total, FIFA do të shpërndajë rreth…

Read More