Author: korrektpress

Izraeli është në gatishmëri të lartë për mundësinë e çdo veprimi ushtarak amerikan kundër Iranit, ndërsa autoritetet atje përballen me protesta antiqeveritare.Kjo është bërë e ditur nga tri burime izraelite me njohuri për çështjen, shkruan TrtWorld, përcjell Telegrafi.Siç kujton mediumi në fjalë, presidenti Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht të ndërhyjë ditët e fundit dhe i ka paralajmëruar sundimtarët e Iranit kundër përdorimit të forcës kundër demonstruesve.Dhe të shtunën, Trump tha se SHBA-të janë “të gatshme për të ndihmuar”.Megjithatë, burimet, të cilat ishin të pranishme për konsultimet izraelite për sigurinë gjatë fundjavës, nuk dhanë detaje se çfarë do të thoshte në…

Read More

Pas negociatave të gjata, Arsenali është shumë pranë finalizimit të një zgjatjeje të rëndësishme kontrate. Talenti londinez Bukayo Saka ka rënë dakord për një angazhim afatgjatë me “Topçinjtë”, marrëveshje që pritet t’i sjellë edhe një rritje të ndjeshme të pagës.Saka është një nga produktet më të spikatura të akademisë së Arsenalit dhe prej vitesh është titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Mikel Arteta. Edhe pse statistikat e tij sulmuese këtë sezon, nëntë gola në 19 ndeshje në Ligën Premier janë pak më modeste krahasuar me sezonet e kaluara, anësori anglez mbetet thelbësor për lojën sulmuese të klubit londinez.Kontrata aktuale…

Read More

Dy persona të dyshuar, njëri prej tyre i mitur, janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike ku kanë sulmuar dy viktima meshkuj kosovarë.Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 17:17, në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.Me vendim të prokurorit kompetent, pas inicimit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse. /Telegrafi/

Read More

Qytetarët e katër komunave në Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, sot po i mbajnë zgjedhjet e përsëritura lokale. Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njoftoi se materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Vendvotimet janë hapur në ora 07:00 dhe do të mbyllen më 19:00, teksa gjatë ditës do të jepen dhe informacionet kryesore për mbarëvajtjen e procesit të votimit si dhe jehonën e votuesve. Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870…

Read More

Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë sulmuar një person brenda lokalit të tij në Prizren.Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 02:10, në rrugën “Fehmi Lladrovci”. Sipas raportimit, të dyshuarit kanë hyrë në lokalin e viktimës, mashkull kosovar, ku kanë kryer sulmin. Dëshmitarët kanë deklaruar se gjatë incidentit të dyshuarit kanë pasur me vete armë zjarri.Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar te të dyshuarit dy pistoleta lodra të plastikës dhe dy thika. Me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër,…

Read More

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka paralajmëruar se ata që e shfrytëzojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për përfitime personale, duke përgatitur skenarë kundër partisë, do të përballen me pasoja si personalisht ashtu edhe familjarisht.Ai e përshkroi këtë si një “rregull të pashkruar dhe të sigurt”, duke shtuar se, sipas tij, ata që tradhtojnë partinë herët apo vonë do të paguajnë për veprimet e tyre.“Ata që e shfrytëzojnë LDK-në për përfitime personale, që ndreqin kurthe, që e tradhtojnë dhe që përgatisin skenarë kundër saj, nga fuqia e të madhit Zot, herët a vonë, do ta paguajnë, personalisht, kolektivisht…

Read More

Boston Celtics u mposhtën në shtëpi nga San Antonio Spurs me rezultatin 100:95. Spurs vazhduan paraqitjet fantastike në sezonin aktual, duke regjistruar fitoren e tyre të 27-të, kryesisht falë ndikimit të Victor Wembanyamas.Francezi e nisi ndeshjen nga stoli dhe kishte minuta të kufizuara, por sërish ishte vendimtar, duke regjistruar 21 pikë, gjashtë ribaunde dhe tre bllokime. Stephon Castle ishte po ashtu në nivel të lartë, me 21 pikë, nëntë ribaunde dhe gjashtë asistime.Te Bostoni, lojtari më i dalluar ishte Derrick White, i cili realizoi 29 pikë dhe shpërndau nëntë asistime, por performanca e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.Spektakël…

Read More

Një grua kosovare ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e mashtrimit përmes një SMS telefonik, si pasojë e të cilit i janë marrë para nga kartela e saj bankare dhe nga kartela e firmës.Ngjarja ka ndodhur më 10 janar 2026, rreth orës 20:01, në Prishtinë. Sipas ankueses, ajo ka pranuar një mesazh në telefonin e saj në të cilin i kërkohej të përditësonte të dhënat bankare, përndryshe i ishte thënë se nuk do të mund t’i përdorte llogaritë e saj bankare.Ankuesja ka klikuar në linkun e dërguar në mesazh dhe ka përditësuar të dhënat e kërkuara. Pas disa…

Read More

Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka lavdëruar mentalitetin dhe intensitetin e lojtarëve të tij pas fitores bindëse 5-1 të “Bluve” ndaj Charlton Athletic në Kupën FA. Ai ka theksuar se, përpara përballjes së radhës ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Kupës Carabao, fokusi i tij kryesor nuk do të jetë te taktikat, por te qëndrimi dhe mentaliteti i ekipit.Duke folur pas ndeshjes, Rosenior zbuloi se mesazhi i tij kryesor për skuadrën ishte i përqendruar te reagimi në momente të vështira, e jo te ndryshimet teknike apo taktike.“Kam edhe dy ditë të tjera. Por mendoj se gjëja më e madhe për të…

Read More

Alba dhe Bia patën një grindje mbrëmë në dhomën e gjumit. Fillimisht ishte Alba ajo që i tha se nuk dëshironte më të flinte me të, ndërsa pak më vonë i kërkoi t’i lironte shtratin.“E ke krevatin poshtë”, i thoshte ajo Bia-s.Alba po ashtu i ngrinte jorganin me qëllim që ta detyronte Bia-n t’ia lironte vendin dhe që ajo të merrte shtratin. Megjithatë, Bia nuk pranonte në asnjë mënyrë, deri në momentin kur, teksa Alba po i tërhiqte jorganin, Bia u rrëzua në tokë. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)“Më lërë rehat”,…

Read More