- Vazhdojnë përplasjet në LDK, Ymeri: Në videot propagandistike të VV-së do të shihni edhe deklaratat e Abdixhikut duke sulmuar deputetët e partisë së tij
- AMC dhe organizatat e sëmundjeve kronike jo-ngjitëse (SKJN) avokojnë për fuqizimin e zërit të pacientëve
- Xhiroja e katërt sjell duele të forta në Superligën e Kosovës, orari i ndeshjeve
- Sánchez: “Qeveria spanjolle nuk ka asgjë për të fshehur” për krizën në Ceuta
- “Na jep 5 mln euro ose largohu nga Shqipëria, mbi 10 persona të armatosur kërcënojnë një biznesmen në Orikum
- Manovra me gomonen me shpejtësi të lartë dhe në gjendje të dehur, ndëshkohet i dyshuari në Vlorë dhe i bllokohet mjeti lundrues
- ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet
- E kryer, Meriton Korenica transferohet te FCSB
Author: korrektpress
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më strategjike të Aleancës Veriatlantike.Osmani e uroi Admiralin Wikoff për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në udhëheqjen e komandës, duke shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç që kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.Gjatë takimit, Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për…
Real Madrid ka njoftuar se, me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Xabi Alonsos, trajneri i ekipit të parë do të largohet nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës me rezultat 3-2, në një ndeshje spektakolare, ku mbretërit u mposhtën.Klubi thekson se Alonson do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e tifozëve të Madridit, duke e konsideruar atë një legjendë të klubit, që gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e Real Madridit. “Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij,” thuhet në komunikatë. Klubi gjithashtu falënderon Alonson dhe ekipin e tij…
Një grup majmunësh po lëviz rrugëve të Missouri, ndërsa autoritetet pranojnë se nuk kanë asnjë ide nga kanë ardhur. Sipas raporteve fillestare, ishin katër kafshë, por tani nuk konfirmohet numri i saktë, vetëm që ka më shumë se një. Një oficer i kontrollit të kafshëve u dërgua më 8 janar në Parkun O’Fallon, ku majmunët u panë për herë të parë, dhe ditën tjetër oficerët vazhduan patrullimet në zonë. St. Louis Zoo identifikoi kafshët si “majmunë vervet”, një specie që është native e Afrikës së Sub-Sahariane. Autoritetet paralajmërojnë se majmunët mund të jenë të paparashikueshëm ose agresivë nëse janë nën…
Policia e Shqipërisë po vijon kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat.Drejtoria e Policisë në Dibër ka njoftuar se prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J.K.“Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të…
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, mbajtur më 4 janar 2026, presidenti i Serbisë Alleksandar Vuçiq ka intensifikuar retorikën alarmuese për zhvillimet e sigurisë në Kosovë, duke pretenduar se vendi po armatoset në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se në rajon po konsolidohet një bashkëpunim i ri ushtarak që, sipas tij, cenon drejtpërdrejt interesat dhe sigurinë e Serbisë.Vuçiqi e ka cilësuar këtë situatë si një kërcënim ekzistencial ndaj vendit të tij, duke theksuar se Serbia po kalon në një fazë të re të gatishmërisë mbrojtëse. Ai e mbylli adresimin e tij me një paralajmërim…
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.Vëllai i Madh ka sjell zarf të zi për Keijsin pasi banori në fjalë ka thyer rregullat.Sipas Vëllait të Madh, në mënyrë të përsëritur Keijsi nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese. Foto: InstagramSi pasojë e mosreagimit të banorëve të tjerë, ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe duke iu mbyllur dhomën e gjumit deri në një afat të pacaktuar.Ndërkaq, në shtëpinë e famshme kanë nisur debatet e përplasjet mes konkurrentëve.Këto ditë ka pasur ngjarje të shumta e…
Pas një sëmundjeje të shkurtër, është ndarë nga jeta e Sefedin (Hamëz) Avdijaj. Ai ndërroi jetë më 12 janar 2026, në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 13.01.2026, në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 14:00.Funerali niset nga banesa e të ndjerit, e cila gjendet tek ish-Fabrika e Bukës, përballë Përmendores Qerim Muriqi, në Pejë.E pamja mbahet për 3 ditë, në banesën e të ndjerit, në Objektin Banesor tek Fabrika e Bukës në Pejë, përballë Përmendores Qerim Muriqi.
Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet në seancën e sotme konfirmoi listën e kandidatëve të regjistruar për shpalljen e Parlamentit për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).Nga kandidatët e regjistruar, gjashtë janë nga përbërja aktuale – Boris Kondarko, Abdush Demiri, Aleksandar Dashtevski, Ditmire Shehu, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov.Sipas listës së përcaktuar, janë regjistruar 16 kandidatë, shtatë prej tyre për pozicionin e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët në kandidaturat e tyre kanë treguar edhe mundësinë e zgjedhjes si nënkryetar ose vetëm si anëtar i KSHZ-së./Telegrafi/
Avokati Adrianit Ibrahimi ka folur lidhur me shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga ana e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.Ai ka deklaruar se shfuqizimi i këtij ligji ka qenë i pritshëm për të.“Për mua ka qenë e pritshme, besoj se edhe për komunitetin e juristëve ka qenë e pritshme. Fakti që Gjykata nuk është lëshuar në shqyrtimin e meritave të ligjit apo të dispozitave përmbajtësore, besoj që do të shkaktojë pasoja në të ardhmen”, ka thënë Ibrahimi në RTV Dukagjini.Ai ka shtuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka lënë procesin përgjysmë, pavarësisht se vendimi për shfuqizimin…
Virusi më dominues në vendin tonë është Influenza AX3 dhe H1 – njoftoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska. Ajo gjithashtu konfirmoi se Maqedonia është mbi mesataren evropiane në numrin e rasteve të hepatitit B, por shtoi se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta se sa njerëz janë të infektuar. Sipas saj, rreziku është që ky virus të përhapet tek të rriturit që nuk janë të vaksinuar.“Në vendin tonë ekziston një i ashtuquajtur rrezik rezidual i hepatitit B, veçanërisht tek grupmoshat e pavaksinuara, gjë që konfirmon nevojën për vaksinim të hershëm. Të dhënat që keni janë të…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari