Author: korrektpress

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka shqiptuar 65 gjoba gjatë javës së kaluar për raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në Prishtinë.Sipas njoftimit të Policisë, nga këto gjoba, 55 u janë shqiptuar personave fizikë, ndërsa 10 personave juridikë.Në kuadër të masave parandaluese, më 7 dhe 8 gusht, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët në terren.“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët në funksion të parandalimit të rasteve të prishjes…

Read More

Sheshi “Zahir Pajaziti”, një nga zonat më të frekuentuara në qendër të kryeqytetit, po përballet me një pamje jo të mirë si pasojë e grumbullimit të mbeturinave.Në pamjet e siguruara nga terreni, pranë shatërvanit dhe në afërsi të menjëhershme të shtatores së heroit kombëtar Zahir Pajaziti, shihen kontejnerë të mbushur plot e përplot, si dhe qese të shumta mbeturinash të shpërndara nëpër pllakat e sheshit, raporton Telegrafi. Përveç prishjes së pamjes estetike të qendrës së Prishtinës, kjo situatë krijon edhe shqetësime sa i përket higjienës publike, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta ku mund të përhapen erëra të këmbeve.Qytetarët…

Read More

Raporti midis prindërve dhe fëmijëve gjatë adoleshencës kalon nëpër ndryshime të mëdha. Komunikimi bëhet më kompleks dhe afërsia e mëparshme mund të humbasë përkohësisht për shkak të ndryshimeve në humorin dhe sjelljen e adoleshentit. Një psikiatre fëmijësh paralajmëron për një gabim të zakonshëm që bëjnë prindërit kur përpiqen t’i inkurajojnë fëmijët e tyre t’u besojnë atyre, shkruan HuffPost.Psikiatria e fëmijëve, Dr. Willough Jenkins, shpjegoi ndryshimin kryesor midis një bisede dhe një monologu në një postim në TikTok.”Nëse je ti ai që flet më shumë, ndoshta nuk po flet me një adoleshent. Kjo quhet predikim”, theksoi Jenkins.Ajo shton se qëllimi duhet…

Read More

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin këto ditë, e që kjo e bënë edhe më të vështirë për shumë njerëz të qëndrojnë brenda çdo ditë. Edhe pse kondicioneri është zgjidhja më e shpejtë për ftohjen e shtëpisë, ekzistojnë edhe truke të thjeshta që mund të ndihmojnë në ftohjen e dhomave edhe pa ajër të kondicionuar.Gjëja më e rëndësishme është të parandaloni hyrjen e nxehtësisë në shtëpi, veçanërisht gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Mbyllja e perdeve, përdorimi i duhur i ventilatorëve dhe zvogëlimi i burimeve të nxehtësisë shtesë mund të bëjnë një ndryshim të madh.Mbyllni perdet gjatë ditësPjesa më…

Read More

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, e konsideron të pamundur realizimin e paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.Në një intervistë për Radio Dukagjinin, Biserko ka thënë se deklaratat e fundit të Vuçiqit duhet të shihen në kontekstin e situatës së tij politike në Serbi dhe zgjedhjeve që, sipas saj, pritet të mbahen në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.Sipas Biserkos, presidenti serb vazhdimisht përpiqet ta shfrytëzojë çështjen e Kosovës dhe pozitën e serbëve në Kosovë për mobilizimin e opinionit publik në Serbi.“Presidenti…

Read More

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka nisur sot integrimin gradual të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit.Sipas njoftimit të KFOR-it, ky proces vjen në kuadër të përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë dhe pjesë e procesit për optimizimin e pozicionimit të misionit.“Ky proces do të jetë gradual dhe i bazuar në kushte dhe po koordinohet ngushtë me një sërë aktorësh, përfshirë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe dhe institucionet në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë”, thuhet…

Read More

Pushimet verore janë koha ideale për aventura të reja, relaksim dhe momente të bukura me familjen. Megjithatë, ndërsa ndryshojmë rutinën e përditshme, shpesh neglizhojmë edhe zakonet e kujdesit oral. Konsumimi më i shpeshtë i akulloreve, ëmbëlsirave, pijeve të gazuara dhe ushqimeve të shpejta mund të ndikojë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, veçanërisht tek fëmijët.Lajmi i mirë është se me disa hapa të thjeshtë dhe me një rutinë të rregullt të kujdesit oral, mund ta mbani buzëqeshjen e familjes të shëndetshme gjatë gjithë verës. Merrni rutinën tuaj me veteKur përgatitni valixhet për pushime, mos harroni produktet bazë të higjienës orale. Pastat…

Read More

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës edhe në vitet e ardhshme.Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi.Sipas Komunës, mbështetja synon t’ua lehtësojë familjeve barrën financiare në një prej momenteve më të vështira për to.“Në momente të vështira për familjet, mbështetja institucionale është përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.Komuna ka theksuar se…

Read More

Nëse po kërkoni një objekt me sipërfaqe të madhe, mundësi fleksibile organizimi dhe pozicion strategjik për zhvillimin e biznesit, kjo pronë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj ofron kushte të përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste.Objekti me sipërfaqe totale prej 22,600m² ndodhet në Konjuh, në afërsi të Prishtina Mall, në një zonë me qasje të lehtë dhe dukshmëri të lartë nga magjistralja.Prona është e organizuar në përdhes dhe dy kate dhe mund të ndahet në tri lamela të veçanta, me sipërfaqe prej rreth 7,533m² secila. Varësisht nga nevojat e biznesit, objekti mund të merret me qira si tërësi ose vetëm një…

Read More

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (KDI) ka kritikuar zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit, duke pretenduar se, përveç afatit 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe afati 48-orësh i përdorur për vazhdimin e seancës.Përmes një postimi në Facebook, Cakolli ka thënë se kjo situatë, sipas tij, tregon se shkeljet kushtetuese po normalizohen nëse nuk kanë pasoja juridike.“Përveçse u shkel afati 30-ditor, tashmë po shpërfillet edhe vetë kufiri 48-orësh, që fillimisht u përdor si mjet për ta shtyrë procesin pas afatit”, ka shkruar Cakolli.Sipas tij, kjo e bën edhe më urgjente dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka përmendur edhe…

Read More