Author: korrektpress

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka qëllim krijimin e institucioneve të reja.Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se situatë është shumë serioze, duke shtuarse Kurti nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë, që kërkon që brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës.Ai tha se nuk pse të ketë ftesë nga Kurti, duke iu referuar negociatave për formimin e institucioneve të reja .“Jo, s’kam pranuar ftesë, edhe për çka ftesë? Për çka me folë? Ne kemi bërë qëndrimin…

Read More

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë perëndimore, ndërsa ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet për persona të tjerë që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në një pjesë të gjerë të vendit, përfshirë qytetet Cali dhe Medellín.Sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó.Në qytetin e Calit, të paktën 20 ndërtesa raportohet se janë shembur, ndërsa persona dyshohet…

Read More

Të paktën 80 persona kanë vdekur pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi Kolumbinë më herët sot, sipas një vlerësimi të CNN bazuar në raportet paraprake nga guvernatorët dhe kryetarët e bashkive në zonat e prekura.Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet dhe operacionet e shpëtimit në zonat më të prekura.Departamenti i Risaraldës raportohet të jetë një nga zonat më të goditura. Guvernatori i Risaraldës, Juan Diego Patino, ka bërë të ditur se në këtë rajon janë konfirmuar të paktën 40 viktima, raportoi CNN.Lëkundjet e…

Read More

Piloti britanik i Formula 1, George Russell, është fejuar me partneren e tij prej gjashtë vitesh, Carmen Montero Mundt.Russell i ka propozuar Carmenit, 28 vjeçe, gjatë një darke romantike pranë detit. Çifti e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa në fotografi Carmen shihet duke treguar unazën e fejesës me diamant. View this post on Instagram A post shared by George Russell (@georgerussell63)Russell dhe Carmen janë në lidhje që prej vitit 2020, pasi u njohën përmes miqve të përbashkët në Londër.Carmen është bërë ndërkohë një figurë e njohur e Formula 1, ku shpesh e shoqëron Russellin…

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur të hënën mbledhje, ku ka diskutuar për situatën politike dhe institucionale në vend, pas moskonstituimit të Kuvendit dhe vazhdimit të bllokadës institucionale.Në një komunikatë pas mbledhjes, PDK-ja ka vlerësuar se Kosova ndodhet përballë një “krize të thellë kushtetuese dhe institucionale”, e cila, sipas saj, nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje e zakonshme politike.Partia opozitare ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shpërfillje të Kushtetutës, aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, Rregullores së Kuvendit dhe afateve institucionale.“Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit. Kur shpërfillen Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, Rregullorja…

Read More

Franca po përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori, ndërsa 22 departamente janë vendosur në alarm portokalli për shkak të temperaturave të larta.Shërbimi kombëtar meteorologjik i Francës, “Météo-France”, ka lëshuar alarmin për 22 departamente, pasi temperaturat pritet t’i afrohen 40 gradë Celsius me përparimin e valës së të nxehtit.Sipas parashikimeve, temperaturat do të rriten në pothuajse të gjithë vendin dhe në disa zona mund të kalojnë 40 gradë Celsius. Kulmi i valës së të nxehtit pritet të arrihet në mes të kësaj jave, raportoi BFMTV.“Météo-France” ka paralajmëruar gjithashtu se rreziku nga zjarret do të mbetet i…

Read More

Kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me ujërat e Kosovës dhe mundësinë e ndërhyrjes në rrjedhat ujore, janë komentuar nga inxhinieri i hidroteknikës, Mumin Morina.Morina ka thënë se, nga aspekti teknik dhe inxhinierik, është e mundur që brenda territorit të një shteti të ndërtohen vepra hidroteknike që ndikojnë në rrjedhën e një lumi. Megjithatë, sipas tij, një veprim i tillë në rrethanat aktuale do të ishte i vështirë dhe i papranueshëm për shkak të konventave dhe rregullave ndërkombëtare.“Në aspektin inxhinierik, teknikisht mund të ndodhë diçka e tillë. Brenda rrjedhës së një lumi, brenda një territori, mund të ketë…

Read More

Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit uruguaian Ronald Araujo, i cili i bashkohet klubit nga Barcelona në formë huazimi për sezonin 2026/27.27-vjeçari do të luajë përkohësisht në “Anfield”, me Liverpoolin që ka përforcuar repartin defensiv përpara fillimit të sezonit të ri. Araujo pritet t’i ofrojë trajnerit një tjetër alternativë të rëndësishme në qendër të mbrojtjes, falë përvojës së tij në nivelet më të larta të futbollit evropian.Araujo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona. Ai iu bashkua klubit katalanas në vitin 2018 nga skuadra uruguaiane Boston River dhe më pas kaloi nëpër akademinë e…

Read More

Modelja Xhuli Nura është në pritje të ëmbël dhe ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.Ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga palestra, ku shihet duke vazhduar aktivitetin fizik dhe rutinën e saj, pavarësisht periudhës së avancuar të shtatzënisë.Krahas videos, Xhuli ka shkruar se po vazhdon të ushtrojë fort dhe se fëmijët e saj do të kenë një nënë shumë energjike. Foto: InstagramMe këtë postim, modelja ka treguar se vazhdon të jetë aktive dhe t’i kushtojë rëndësi mirëqenies së saj edhe në prag të ardhjes në jetë të fëmijëve.Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj energjisë…

Read More

Ministria e Financave njofton Qeveria miraton listën e parë prioritare me 41 propozim-projekte kapitale për vitin 2027″Lista përmban idetë e propozim projekteve të përgatitura dhe të kontrolluara nga iniciatori, përkatësisht institucioni që ka parashtruar, kurse më pas janë vlerësuar nga Ministria e Financave dhe janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Publike.Ministria e Financave pas miratimit të Rregullores për menaxhimin e investimeve publike, filloi me mbledhjen e ideve për propozim projekte me vlerë të mesme dhe të madhe, përkatësisht mbi 5 milionë euro, për të cilat Ministria e Financave realizoi kontroll të detajuar në lidhje me kompletimin e dokumentacionit, cilësinë e…

Read More